BBCAlbanian.com
 
Botuar: E shtunë, 07 tetor 2006 - 06:46 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Fuqitë do të diskutojnë për sanksione ndaj Iranit
 
Uzinë bërthamore iraniane
Fuqitë diskutojnë për mundësinë e sanksioneve ndaj Iranit
Gjashtë fuqitë e mëdha, që po përpiqen ta bindin Iranin të kufizojë kërkimet e tij bërthamore, kanë rënë dakort të diskutojnë lidhur me sanksione të mundshme kundër këtij vendi.

Gjatë një takimi në Londër, përfaqësuesit e këtyre vendeve thanë se ishin shumë të zhgënjyer që Irani nuk kishte pranuar të pezullonte pasurimin e uraniumit.

Deklarata për të cilën është rënë dakord në Londër thotë se gjashtë fuqitë e mëdha të përfshira në negociata do të diskutojnë tani lidhur me disa masa që nuk janë bërë ende publike lidhur me Iranin.

Por ka mosmarrëveshje lidhur me domethënien e kësaj deklarate.

Uashingtoni beson se vendimi për të vendosur sanksione tani është marrë praktikisht, megjithëse nënsekretari amerikan i Shtetit, Nicholas Burns, pranon se hollësitë janë ende për t'u diskutuar.

Zoti Burns tha se javën e ardhshme pritet të fillojë puna për përpilimin e një rezolute të OKB-së për sanksione ndaj Iranit.

Por duket se vende të tjera anëtare të Këshillit të Sigurimit ende ngurojnë ta ndërmarrin këtë hap.

Rusia po e minimizon rëndësinë e kësaj marrëveshjeje.

Ajo thotë se askush nuk po flet për votim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për sanksione në të ardhmen e afërt.

Ndërkohë sekretarja e Jashtme britanike, Margaret Beckett, e cila është më pranë pozicionit amerikan, po thekson nevojën për arritjen e një zgjidhjeje të negociuar.

 
 
LOKALE
Chirac sugjeron dialog me Iranin
18 shtator 2006 | Faqja Kryesore
Reagime pas propozimit të Iranit
24 gusht 2006 | Faqja Kryesore
Irani sfidues ndaj OKB
21 gusht 2006 | Faqja Kryesore
Irani sfidon OKB-në pas rezolutës
06 gusht 2006 | Faqja Kryesore
'Optimizëm' për bisedimet me Iranin
07 qershor 2006 | Faqja Kryesore
Solana i dorëzon Teheranit propozime të reja
06 qershor 2006 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>