http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E martë, 22 gusht 2006 - 10:17 CET

Fillon gjyqi ndaj të dyshuarve për komplot

Njëmbëdhjetë persona do të dalin sot para gjyqit në Londrën Qëndrore për t'u përballur me akuza në lidhje me një komplot të dyshuar për të hedhur në erë aeroplanë transatlantik.

Dje policia ngriti akuzat kundër tyre.

Një grua është liruar pa u paditur ndërsa edhe 11 të tjerë ndodhen ende në gjendje arresti ku mund të mbahen deri nesër.

Bashkëshortja e njërit prej të akuzuarve, e cila ka një foshnje tetë muajshe është akuzuar në bazë të Aktit të Terrorizmit të vitit 2000 se ka fshehur informacionin rreth përfshirjes së bashkëshortit të saj.

Detektivët thonë se hetimet do te zgjasin me muaj te tërë, ndërsa do të analizohen mijëra gjëra të zbuluara gjatë bastisjeve.