http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E diel, 13 gusht 2006 - 08:24 CET

Syneti mbron nga virusi HIV

Një studim i botuar në prag të një konference ndërkombëtare për AIDS-in në Kanada ka mbështetur idenë se kryerja e synetit tek meshkujt mund të ofrojë mbrojtje të konsiderueshme kundër HIV-it - virusit që shkakton AIDS-in.

Puna e kërkuesve amerikanë në universitetet Yale dhe Stanford sugjeron se edhe programe modeste që ofrojnë bërjen e synetit mund të kenë ndikim shumë të madh në përqindjet e infektimit me HIV dhe mund të kursejnë miliona dollarë.

Vitin e shkuar një program prove në Afrikën e Jugut zbuloi se numri i rasteve me HIV në mesin e meshkujve heteroseksualë ra me 60 për qind pasi ata u bënë synet.

Studime të tilla po bëhen edhe në Kenia e Uganda.

Numri i personave të infektuar me këtë virus i ka kaluar 40 milion në të gjithë botën.