BBCAlbanian.com
 
Botuar: E martë, 15 gusht 2006 - 07:42 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Janukoviç për vizitë në Rusi
 
Kryeministri Janukoviç
Kryeministri i sapozgjedhur ukrainas, Viktor Yanukoviç, shkon sot në Rusi për bisedime që do të provojnë politikat properëndimore të vendit të tij.

Në zgjedhjet parlamentare të marsit, Viktor Janukoviçi ishte në përkrahje të bërjes së rusishtes gjuhë të dytë zyrtare dhe kundërshoi anëtarësimin eventual të ukrainës në NATO.

Tani thotë ai, fëmijët ukrainas duhet të mësojnë gjuhën ukrainase, bën thirrje që Ukraina të lëvizë drejt NATOS dhe ka vënë edhe ambicje që të anëtarësohet në NATO në fund të vitit tjetër.

Ndryshime të tilla dramatike kanë bërë që shumë ukrainas të mos jenë të sigurt se kush përfaqëson çfarë.

Në intervistën e parë televizive pasi mori rolin e kryeministrit, zoti Janukoviç u përpoq t'u shpjegonte atyre.

Rusia dhe Ukraina tha ai ishte konkurues ekonomikë që luftonin për të njëjtat tregje dhe marrëdhëniet me Moskën gjithmonë do të jenë të vështira shtoi ai, duke siguruar publikun se Ukraina do të ndërtojë marrëdhënie të ngushta si me perëndimin ashtu dhe Rusinë.

Disa analistë ukrainas thonë se kjo të sjell në mend strategjinë e ndjekur nga ish presidenti Leonid Kuçma.

Çështja e çmimeve të gazit dhe furnizimeve do të jetë në krye të agjendës së vizitës së Janukoviçit në Rusi dhe në kohën kur Gazprom po përpiqet të inkurajojë klientët e vet të paguajnë çmime të plota të tregut, negociatat duket se do të jenë të vështira.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>