BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 11 gusht 2006 - 06:29 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Vazhdon operacioni anti-terrorist
 
Policia kryen kontrolle
Policia ka kryer kontrolle në Walthamstow, në lindje të Londrës
Një operacion i madh anti-terrorist po vazhdon në Britani me arrestimin e 24 personave të përfshirë në komplotin për të hedhur në erë avionë pasagjerësh që fluturonin nga Britania për në SHBA.

Autoritetet thonë se sulmet ishin planifikuar të ndodhnin brenda ditësh dhe ata besojnë se komplotuesit kishin si qëllim të fshihnin ekplozivë të lëngshëm në lëngje frutash që mund të futeshin në bagazhin e dorës në avion.

Arrestimet u kryen në Londër, në qytetin e High Wycombe në veri perëndim të Londrës dhe në Midlands në Birmingham.

Vazhdojnë kontrollet

Shtëpitë dhe bizneset në tre vende po kontrollohen ende.

Burime të sigurisë thonë se të arrestuarit janë myslimanë britanikë dhe policia ka 28 ditë që t'i akuzojë ata.

Ministri i brendshëm britanik, Jon Reid, tha se policia kishte besim se kishte arrestuar organizuesit kryesorë.

Megjithatë një burim i lartë në kongresin amerikan i ka thënë BBC-së se Britania ka informuar autoritetet amerikane se pesë të dyshuar ende nuk janë arrestuar.

Bashkëpunim ndërkombëtar

Shërbimet sekrete në Britani, Amerikë dhe Pakistan thanë se ata kanë monitoruar komplotin për të cilin flitet për më shumë se një vit.

Një deklaratë e ministrisë së jashtme pakistaneze thotë se arrestimet e fundit ishin të koordinuara. Tariq Azem, ministër i informacionit i Pakistanit konfirmoi bashkëpunimin.

'Autoritetet pakistaneze, veçanërisht forcat tona të sigurisë, janë partnerë në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.

Ata shkëmbejnë informacione. Sipas hollësive që kemi agjencitë e shërbimeve sekrete ndihmuan agjeni të tjera për kryerjen e këtyre arrestimeve.'

 
 
LOKALE
Zbulohet 'komploti terrorist'
10 gusht 2006 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>