BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 11 gusht 2006 - 15:19 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Britania mban nivel të lartë gatishmërie
 
John Reid
John Reid thotë se niveli i kërcënimit do të mbetet në "kritik"
Sekretari i Brendshëm britanik, John Reid, thotë se vendi do të ruajë nivelin më të lartë të gatishmërisë pasi policia shkatërroi një komplot për të hedhur në erë avionë pasagjerësh mbi Atlantik.

John Reid thotë se niveli i kërcënimit do të mbetet në "kritik" - një shenjë që një sulm terrorist mund të jetë i afërt - si një masë paraprake.

Duke folur në një konferencë shtypi, zoti Reid tha se, ndërsa autoritetet kishin besim se të gjithë të dyshuarit kryesorë ishin arrestuar, ai nuk mund të jepte garanci 100 për qind.

Ai falenderoi vende të tjera për ndihmën e tyre në hetime duke veçuar Pakistanin.

Duke bërë thirrje për unitet në mesin e grupeve etnike dhe fetare britanike, zoti Reid tha se terrorizmi ishte një kërcënim për të gjithë qytetarët.

Ai e quajti kërcënimin terrorist ndaj Britanisë si shumë të madh, dhe tha se vendi ishte përfshirë në një luftë të gjatë, të gjerë dhe të thellë.

Arrestime

Deklarata e tij vjen pasi policia ka arrestuar 24 persona të enjten që dyshohen për pjesëmarrje në komplot.

Ata po merren tani në pyetje nga policia kundër terrorizmit.

Banka e Anglisë ka ngrirë me urdhër të ministrisë së financave vlerat monetare të 19 prej të arrestuarve dhe ka bërë publike emrat e tyre.

Mosha e tyre shkon nga 17-35 vjeç dhe, sipas policisë, janë të gjithë myslimanë të lindur në Britani.

Aeroportet

Policia anti-terrorit në aerportet e Londrës
Gjendja në aeroporte po normalizohet

Zyrtarët britanikë të transportit thonë se po bëjnë përparim në rivendojen në normalitet të shërbimeve në aeroportet e Britanisë pas kaosit të shkaktuar nga masat e reja të sigurisë.

Kompanitë e mëdha ajrore po fillojnë fluturimet e gjata, por shumë shërbime të shkurtra janë pezulluar.

Një zëdhënës në aeroportin e Londrës në Heathrow paralajmëroi për vazhdimin e vonesave, dhe u bëri thirrje pasagjerëve të bashkëpunonë duke zbatuar masat e reja të sigurisë.

Pasagjerët në aeroportet britanike nuk lejohen të marrin çanta dore apo shishe me lëngje në avion.

Një ndalim i ngjashëm është edhe në Shtetet e Bashkuara për njerëzit që fluturojnë për në Britani.

 
 
LOKALE
Vazhdon operacioni anti-terrorist
11 gusht 2006 | Faqja Kryesore
Mbresa të udhëtimit Tiranë Londër
11 gusht 2006 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>