BBCAlbanian.com
 
Botuar: E enjte, 10 gusht 2006 - 15:32 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Ndërpritet komplot terrorist kundër avionëve
 
Policia kontrollon aeroportet
Policia ka shtuar masat e kontrollit në të gjitha aeroportet
Autoritete britanike thonë se ata kanë ndërprerë një komplot për të hedhur në erë një numër avionësh që fluturonin nga Britania për në SHBA duke përdorur eksplozivë të futur në bagazh dore.

Policia dhe shërbime të sigurisë besojnë se qëllimi i këtij komploti ishte të hidheshin në erë 9 avionë në të njëjtën kohë ndërsa ishin në ajër.

Duke folur në Wisconsin, SHBA, presidenti Bush tha se arrestimet ishin kujtesë se SHBA ishte në luftë me ata që ai i quajti fashistë islamistë që përdornin çdo mënyrë për të shkatërruar ata që duan lirinë. Ai tha se ishte gabim të besohej se nuk kishte kërcënim për SHBA.

Sekretari i brendshëm britanik, John Reid, tha se komploti kishte qënë me rrezik për humbje jetësh të një shkalle të paparë.

Ai tha se pas arrestimit të 21 personave, kryesisht në Londër dhe përreth, policia kishte besim se ata kishin arrestuar disa prej autorëve kryesore.

Policia tha shumica u arrestuan në Londër. Por ka patur arrestime edhe në zonën e Thames Valley dhe në Birmingham.

Disa shtëpi po kontrollohen dhe policia tha se një operacion i madh anti terrorist po vazhdon.

 Ne kemi besim se kemi nderprerë një plan të terroristëve që kishte për qëllim të shkaktonte vdekje shkatërrimtare dhe për të kryer vrasje masive
 
Zëdhënësi i lartë i policisë, Paul Stephenson
Zëdhënësi i lartë i policisë, Paul Stephenson, e përshkroi komplotin se ai mund të shkaktonte vrasje masive në shkallë të paimagjinueshme.

"Ne kemi besim se kemi nderprerë një plan të terroristëve që kishte për qëllim të shkaktonte vdekje shkatërrimtare dhe për të kryer vrasje masive."

Burime të shërbimeve sekrete thonë se të dyshuarit janë mylsimanë të lindur në Britani dhe se ndoshta sulme për të cilat flitet nuk mund të ishin planifikuar për sot por për një të ardhme të afërt.

Qeveria britanike deri më tani ka zbuluar katër komplote të mëdha terroriste që pas sulmeve me bomba të vitit të kaluar.

Por sulmi për të cilin flitet tani dukej se do të ishte me një shkallë tjetër shkatërrimi.

 
 
LOKALE
Zbulohet 'komploti terrorist'
10 gusht 2006 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>