http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E enjte, 13 korrik 2006 - 17:53 CET

Miratohet në SHBA tableta e parë ditore për HIV- AIDS

Tableta e parë ditore për njerëzit e sëmurë me HIV AIDS është miratuar nga autoritetet federale të Shteteve të Bashkuara.

Ajo do t'i lejojë pacientët që të fillojnë terapinë me vetëm një tabletë në ditë.

Ilaqi i quajtur Atripla është një kombinim mes tre ilaqeve aktuale kundër kësaj sëmundjeje dhe shënon hapin më të fundit në lehtësimin e jetës së pacientëve që vuajnë nga kjo sëmundje.

Megjithatë ky ilaq është mjaftë i shtrenjtë sepse kushton rreth një mijë dollarë për dozën e një muaji.