http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E shtunë, 10 qershor 2006 - 09:22 CET

Andrew Walker
Korrespondent për Ekonominë

Takimi i G8-s dominohet nga energjia

Ministrat e Financave të vendeve të G8-s vazhdojnë ditën e dytë të takimit të tyre në Shën Pjetërburg.

Çmimi i energjisë dhe shkaqet e ngrohjes globale janë çështjet që dominojnë axhendën e bisedimeve.

Ministrat e financave takohen në kohën kur tregjet financiare të botës po kalojnë një periudhë të paqëndrueshme.

Një prej arsyeve kryesore ka qënë shqetësimi për rritjen e inflancionit dhe vendimet që mund të merrnin bankat qendore.

Çmimet e larta në sektorin e energjisë janë një prej arsyeve për rritjen e inflacionit dhe kjo është çështja që dominon axhendën e takimit të G8-s.

Një tjetër shkak për problemet ekonomike, është difiçiti i lartë në shkëmbimet tregtare amerikane dhe stoqet që vendet si Kina, Japonia dhe prodhuesit e naftës.

Fondi Monetar Ndërkombëtar prej kohësh u ka bërë thirrje vendeve të bëjnë më shumë për të ulur rreziqet.

Këtë javë FMN kanë njoftuar se ka plane për të diskutuar këto shqetësime me një grup vendesh ku hyjnë SHBA-ja, Japonia, Kina, Arabia Saudite dhe vendet që përdorin Euron.

Deri tani çekuilibri në tregti nuk ka shkaktuar ndonjë dëm të madh ekonomik, por fokusi në FMN dhe G8 është një tregues se ky mund të jetë një rrezik potencial në të ardhmen.