http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E shtunë, 03 qershor 2006 - 06:15 CET

Si mund të luftojmë HIV-Aids?

Një konferencë e OKB-së mbi SIDA-n ka rënë dakord për një deklaratë që ka si qëllim të jetë programi bazë për të lufutuar sëmundjen.

Projekti që pritet të adoptohet nga Asanbleja e Përgjithahsme anagazhon vednet për të punuar drejt një aksesi universial të përkuijdesjes ndaj AIDS deri në vitin 2010.

Por, sekretari i përgjithshëm i OKB, Kofi Anan është shprehur kundër udhëheqësve politikë konservatorë që bllokuan përmendjen në deklaratë të homoseksualëve, prostitutave dhe përdoruesve të drogës.

Ai tha se kjo ishte një deklarate miope duke mos përmendur këtu grupet që janë më në rrezik.

"Përsa i përket çështjes së grupeve më delikate, duke mos përmendur këtu punonjësit e industrisë së seksit, homoseksualët, prostitutat, mendoj se kjo është shumë miope. Ti nuk mund të përballosh një problem pa konfrontuar çështjen e atyre që janë më në rrezik, që kanë nevojë për ndihmë më shumë. Kjo do të ketë rezultat të kundërt. Është njësoj sikur të fusësh kokën në rërë dhe të thuash nuk dua t'ja di, duke pretenduar se po merresh me këtë problem."

Një numër vendesh nga Afrika dhe Lindja e Mesme në konferencën në Nju-Jork kundërshtuan përfshirjen e këtyre grupeve, duke thënë se kjo do të miratonte veprimet e tyre të paligjshme.

Po si mund ta luftojmë SIDA-n? Çfarë iniciativash po përdoren në vendin tuaj? A ka shumë njohuri për këtë sëmundje? A jeni prekur ju apo ndonjë që njihni nga kjo sëmundje?

Ne mirëpresim komentet tuaja.