http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E martë, 30 maj 2006 - 18:07 CET

OKB nxjerr raportin për përhapjen e AIDS-it në botë

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se më shumë se 38 milionë vetë në mbarë botën janë të prekur me HIV.

Më shumë se gjysma e tyre nuk e dinë se janë të infektuar.

Shifrat janë botuar në një raport të ri i cili sipas OKB-së, është studimi më i plotë që është bërë deri më sot në luftën kundër AIDS-it.

Sipas tij, megjithëse epidemia e AIDS-it po përhapet me ngadalë, numri i të infektuarve me HIV është më i lartë se kurrë më parë.

Ndaj raporti bën thirrje për rritjen e aksesit ndaj shërbimeve parandaluese.

Afrika sub-Sahariane mbetet rajoni më i prekur në botë me afro dy të tretat e njerëzve të infektuar me HIV.

Sipas Joseph Domenech, krye veterineri i FAO-s nëse sëmundja do mbërthejë fortë Afrikën ajo do të ketë implikime shumë serioze për tërë botën.