BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mërkurë, 31 maj 2006 - 06:23 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Konferencë për Aids-in në Nju Jork
 

 
 
Raporti i UNAids
Raporti i fundit thotë se 37 milion vetë janë të infektuar me HIV
Në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara fillon një konferencë e posaçme për problemet e HIV/Aids-it, pesë vjet pasi udhëheqësit botërorë u takuan për të diskutuar masat për të luftuar epideminë.

Gjatë takimit treditor, politikanët duhet të vendosin se si të ndalojnë përhapjen e virusit dhe se si të arrijnë një marrëveshje për t'u dhënë mundësi të prekurve nga Aids-i, në të gjithë botën, që të mjekohen me medikamente retrovirale.

Afati për arritjen e këtij objektivi është vënë viti 2010.

Në këtë konferencë, marrin pjesë 180 qeveri, por përpara se politikanët të marrin fjalën ditën e premte, do të ketë dy ditë diskutime, të cilat diplomatët i quajnë ndryshe edhe "pikëpamjet nga fronti'.

Në konferencë do ta marrin fjalën përfaqësues nga e gjithë bota, të përfshirë në luftën kundër përhapjes së HIV/Aids-it.

Ata do të japin mendimin e tyre lidhur me masat që duhen marrë.

Kensani Mevasa, një grua e re afrikanojugore e infektuar me HIV, do të mbajë një fjalim në sesionin hyrës të konferencës.

Ndërkohë prapa kuintave vazhdojnë negociatat për deklaratat politike që do të shpallen në fund të konferencës.

Në një prej drafteve të dokumentit, në paragrafet për parandalimin e Aids-it, nuk ka referenca specifike për t'u dhënë përdoruesve të drogës prezervativë dhe shiringave sterile, një çështje kjo që është tabu për shumë qeveri që marrin pjesë në konferencë.

 
 
LOKALE
Thirrje për të mundur AIDS-in
01 dhjetor 2005 | Faqja Kryesore
OKB boton raportin vjetor për HIV/AIDS-in
21 nëntor 2005 | Faqja Kryesore
Thirrje për mbrojtjen e fëmijëve me Aids
25 tetor 2005 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>