BBCAlbanian.com
 
Botuar: E enjte, 06 prill 2006 - 07:20 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Rice mbron marrëveshjen me Indinë
 
Sekretarja Rice
Rice tha se Amerika ndan të njëjtat vlera demokratike me Indinë
Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice, ka mbrojtur para Kongresit amerikan një marrëveshje të debatueshme mes Amerikës dhe Indisë për programin bërthamor të Delhit.

Marrëveshja shënon një kthesë në politikën e jashtme amerikane të dhjetëvjeçarëve të fundit.

Ajo u nënshkrua nga presidenti Bush gjatë një vizite në Delhi muajin e shkuar.

Duke folur para një komisioni të senatit, znj. Rice tha:

"Shoqëria indiane është e hapur dhe e lirë. Është shumëetnike, transparente dhe e qëndrueshme, është demokraci me shumë besime fetare, e karakterizuar nga liria individuale dhe sundimi i ligjit.

India është një vend me të cilin ne ndajmë vlera të përbashkëta".

Skepticizëm

por disa kongresmenë dhe senatorë në Uashington janë skeptikë për marrëveshjen e arritur mes presidentit Bush dhe kryeministrit Manmohan Singh muajin e shkuar në New Delhi.

Ata argumentojnë se India ka refuzuar nënshkrimin e e Marrëveshjes për Mospërhapje Bërthamore dhe për këtë fakt, ta lejosh vendin të zhvillojë program bërthamor, do të thotë të vendossh standarte të dyfishta.

Znj. Rice argumentoi në Capitol Hill se ndryshimi i marrëveshjes, që i mundëson Indisë të ketë qasje në teknologjinë bërthamore civile, në këmbim të inspektimeve të rregullta ndërkombëtare të reaktorëve të saj bërthamorë, do të shkatërronte marrëdhënien e re dhe të fuqishme mes SHBA-së dhe Indisë.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>