http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E hėnė, 06 mars 2006 - 19:20 CET

Pyetje pėrgjigje: Gripi i shpendėve

Kėtu u pėrgjigjemi pyetjeve mė tė zakonshme mbi gripin e shpendėve.

Ēfarė ėshtė gripi i shpendėve?

Ashtu si edhe njerėzit, shpendėt mund tė preken nga gripi.

Ka 12 lloje tė gripit tė shpendėve.

Viruset mė ngjitės, qė tek shpendėt zakonisht janė vdekjeprurės, janė H5 dhe H7.

Lloji qė po shkakton mė tepėr shqetėsim ėshtė virusi vdekjeprurės, H5N1, i cili mund tė shkaktojė vdekjen tek njerėzit.

Shpendėt shtegėtarė, veēanėrisht rosat e egra, janė bartėsit e natyrshėm tė viruseve, por vetė nuk kanė tė ngjarė tė preken nga virusi.

Por reziku qėndron aty se rosat e egra mund t'ja kalojnė virusin shpendėve shtėpiake qė janė mė tė ndjeshme ndaj virusit.

Si kalon virusi tek njerėzit?

Pėr virusin e shpendėve mendohej se prekte vetėm shpendėt deri kur u zbuluan raste tė njerėzve te infektuar me tė, nė Hong Kong nė vitin 1997.

Njerėzit infektohen me virusin kur janė nė kontakt tė ngushtė me kafshėt e gjalla tė infektuara me virusin.

Shpendėt e nxjerrin virusin gjatė jashtėqitjes, me glasėn, e cila pasi thahet mund tė kthehet nė pluhur i cili mund tė thithet nga organet e frymėmarrjes.

Simptomat janė tė ngjashme me ato tė llojeve tė tjera tė gripit - ethe, lodhje, dhimbje fyti e kollė.

Ekspertėt tani janė tė shqetėsuar sepse shkencėtarėt po studiojnė raste tė tė infektuarve me kėtė virus nė Vietnam ku kanė gjetur se virusi nuk prek vetėm mushkėritė por gjithė pjesėt e tjera tė trupit.

Kjo do tė thotė qė shumė sėmundje, madje dhe vdekjet, qė mund mė parė mund tė jenė menduar se janė shkaktuar nga diēka tjetėr, mund tė kenė qėnė nė fakt si rezulat i virusit tė gripit tė shpendėve.

Ėshtė e mundur qė gripi i shpendėve tė ndalohet para se tė futet nė njė vend tė caktuar?

Fakti se ai bartet nga shpendė shtegėtarė kjo e bėn tė pamundur ndalimin.

Por kjo nuk do tė thotė qė ai do tė kalojė tek shpendėt shtėpiake. Ekspertėt thonė se kontrollet efektive tė shpendėve, siē ėshtė ndalimi i shpendėve shtegėtarė tė futen ne kotecėt e pulave, do ta ndalonte njė gjė tė tillė.

Sa njerėz janė infektuar me virusin?

Qė nga 13 shkurti 2006, Organizata Botėrore e Shėndetėsisė(OBSH) ka konfirmuar 169 raste tė virusit H5N1 tek njerėzit nė Indonezi, Vietnam, Tailandė, Kamboxhia, Kinė, Turqi, dhe Irak qė ka ēuar nė vdekjen e 91 vetėve.

Sa shpejt po pėrhapet sėmundja?

Viktima e parė e gripit tė shpendėve ishte njė fėmijė 3 vjeēar nga Hong Kongu, nė maj tė vitit 1997. Sėmundja u rishfaq nė shkurt tė vitit 2003 kur baba e bir u diagnostikuan me H5N1 pėrsėri nė Hong Kong.

Qė nga ajo kohė gripi i shpendėve ėshtė pėrhapur drejt perėndimit pėrmes Azisė, Lindjes sė Mesme, Europės dhe Afrikės.

Nė tetor tė vitit 2005 Britania e Madhe pati rastin e part tė virusit H5N1 tek njė papagal nė karantinė qė ishte sjellė nga Amerika e Jugut.

Pavarėsisht nga therrjet masive, zonat e izoluara dhe masa tė tjera pėr ndalimin e shpėrndarjes sė virusit H5N1, ai ka vazhduar udhėtimin e tij.

A mund tė kalojė virusi nga njė njeri tek tjetri?

Nė shumicėn e rasteve, njerėzit e kanė marrė virusin kur kanė qėnė nė kontakt tė ngushtė mė shpendėt e infektuara.

Mund tė ketė patur kalime tė virusit nga njė person tek tjetri por jo tė asaj shkalle pėr tu kthyer nė epidemi.

Nė vitin 2004 dy motra vdiqėn nė Vietnam. Ato mund tė kenė qėnė infektuar me virusin nga vėlali i tyre qe vdiq nga njė sėmundje respiratore paindentifikuar.

Cilat do tė ishin pasojat e njė epidemije masive tė sėmundjes?

Kur virusi fiton aftėsinė pėr tė kalur lehtė nga njė person tek tjetrti atėhere pasojat do tė ishin katastrofike.

Nė tė gjithė botėn ekspretėt parashikojnė nga dy milion deri nė 50 milion vdekje.

A ka vaksinė?

Ende nuk ėshtė pėrgatitur vaksina e saktė kundėr virusit H5N1, por janė prodhuar prototipe qė ofrojnė mbrojtje ndaj tij.

Por ilaēe antivirale, si Tamiflu, tė cilat gjenden nė Britani tė Madhe, mund tė eliminojnė simptomat dhe ulin mundėsitė e shpėrndarjes sė virusit.

Shkencėtarėt thonė se ėshtė e mira tė sigurohen ilaēe tė tjera tė tė njejtės familje si Relenza (zanamivir).

Tė vazhdoj tė haj mish pule?

Po. Ekspertėt thonė se gripi i shpendėve nuk ėshtė virus qė shfaqet nga ushqimi, prandaj mishi i gatuar i shpendėve mund tė hahet.

Tė vetmit njerėz nė rrezik janė ata qė janė nė kontakt tė ngushtė me shpendėt e gjalla, ata qė punojnė nė therrtore apo ata qė pėrgatisin udhqime me shpendė.

Por OBSH rekomandon qė mishi i pulės tė gatuhet nė temperatura jo mė pak se 70 gradė Celsius. Edhe vezėt tė gatuhen plotėsisht.