BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 24 mars 2006 - 09:17 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Samiti i BE-së në ditën e dytë të punimeve
 

 
 
Jose Manuel Barroso
Barroso tha se Evropa përballej me sfida në sektorin e energjisë
Samiti i Bashkimit Evropian filloi punimet në Bruksel në mes shqetësimeve se qëllimet kryesore të Samitit si punësimi dhe zhvillimi ekonomik do të mënjanoheshin si rezultat i proteksionizmit ekonomik.

Por në Bruksel nuk mbeti pa përmendur çështja e zgjerimit të mëtejshëm të BE-së.

Në Bruksel u dëgjuan thirrjet nga udhëheqës të konservatorëve për të përcaktuar qartë kufijtë dhe ngadalësimin e zgjerimit.

Në një takim të Krisitiandemokratëve, Guvernatori i Bavarisë, Stoiber u bëri thirrje udhëheqësve të BE-së të marrin parasysh kapacitetin e bllokut për të pranuar anëtarë të rinj.

Duke folur në takim zoti Stoiber, partia e të cilit është edhe në koalicionin drejtues në Gjermani tha:

“Mua më duket interesante që edhe Parlamenti Europian tani do që të krijojë një kategori të tretë, një lloj partneriteti të privilegjuar, përveç të anëtarit të plotë të BE-së se dhe atij të asociuar.

"Ne duhet ta bëjmë të qartë, nëse nuk duam të humbasim mbështetjen e publikut europian, se ku shtrihen kufijtë finalë të Europës."

"Unë mendoj se kriter shumë i rëndësishëm është veçanërisht kapaciteti absorbues i BE-së, i cili tani ka 25 anëtarë."

"Ne duhet ta bëjme të qartë nëse pranimet e reja do të kenë ndikim në efektivitetin e BE-së, nëse preken identiti i Europës dhe bazat e saj financiare. "

"Të gjitha këto gjëra u interesojnë shumë njerëzve dhe nëse nuk flasim hapur, drejtimi i ardhshem i Europës do të pranohet përherë e më pak”, u shpreh guvernatori i Bavarisë, Stoiber.

Edhe kryeministri i Luksemburgut, Jean-Claude Juncker, ngritit dyshime mbi atë se sa shpejt vendet ballkanike mund t’i bashkohen BE-së.

Kryeministri i Maqedonisë, Vlado Buçkovski, vendi i të cilit u shpall kandidat zyrtar për në BE por pa datë të caktuar për fillim të negociatave këmbënguli se perspektiva europiane ishte çelës për stabilitetin në Ballkan.

Kryeministi i Shqipërisë, Sali Berisha, që gjithashtu gjendet në Bruksel i ftuar me statusin e vëzhguesit në takimin e partive popullore europiane, tha se e ardhmja e Ballkanit është në BE dhe këtë e tregojnë edhe hapat e ndërmarrë deri më tani drejt anëtarësimit.

Qëllimi i këtij samiti në Bruksel ishte rishkimi apo analizimi i strategjisë së Lisbonës, që është një plan zhvillimi për BE-në.

Por para fillimit të takimit u duk se këto do mbesnin në hije pas një farë grindjeje italo-franceze lidhur me proteksionizmin ekonomik.

Ditën e parë pas arritjes së delegacioneve nga 25 shtete anëtare, vijuan diskutimet për të ardhmen e Europës dhe kushtetutën që është lënë disi në hije.

Ndërkohë që diskutimet priten te vazhdojnë edhe sot gjatë ditës mbi punësimin, politikat energjitike dhe direktivën e shërbimeve që ka të bëjë më tepër me lirinë e levizjes, sektorin e shërbimeve si dhe të njerëzve e mallrave që janë të shprehura në Traktatin e Romës që në vitin 1957.

 
 
LOKALE
BE-ja mblidhet për të diskutuar reformat
23 mars 2006 | Faqja Kryesore
Kryeministri francez ofron lëshime
22 mars 2006 | Faqja Kryesore
Protesta të mëdha në Francë
18 mars 2006 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>