BBCAlbanian.com
 
Botuar: E enjte, 23 mars 2006 - 11:28 CET
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
BE-ja mblidhet pėr tė diskutuar reformat
 
Presidenti i Komisionit Evropian Borroso
Barroso i pakėnaqur me proteksionizmin nė Evropė
Udhėheqėsit e Bashkimit Evropian mblidhen nė Bruksel pėr njė takim dyditor tė nivelit tė lartė lidhur me reformėn ekonomike dhe politikėn e energjisė.

Nė takim do tė kėrkohen rrugė pėr tė pėrparuar nė njė program reformash pėr tė cilat u ra dakord gjashtė vjet tė shkuara, tė cilat u kėrkojnė vendeve anėtare tė liberalizojnė tregjet e punės dhe tė hapin ekonomitė e tyre pėr investime tė huaja.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, u bėri thirrje udhėheqėsve tė BE-sė qė tė mos lejojnė qė ajo qė ai e quajti "nacionalizėm ekenomik" tė pengojė reformat.

Takimi do tė diskutojė edhe planet pėr njė politikė tė pėrbashkėt pėr sigurimin e furnizimeve tė energjisė.

Evropa ndodhet para njė problemi relativisht tė thjeshtė. Si njė rajon shumė i industrializuar dhe me popullsi shumė tė dendur, ai konsumon shumė energji.
Por ajo nuk i ka tė vetat tė gjitha burimet qė pėrdor. Kjo e lė atė tė ndėrvarur nga importet: 50 pėrqind e konsumit tė saj tė tanishėm importohet dhe kjo pėrqindje pritet tė rritet deri nė 70 pėrqind nė 10-20 vitet e ardhshme.

Kėto shifra kanė disa kohė qė qarkullojnė, por kombinimi i njė rritjeje tė madhe tė kostos sė naftės e gazit, urisė pėr energji tė vendeve tė reja tė industrializuara si Kina dhe India, dhe pasigurisė sė shkaktuar nga njė ndėrprerje nė furnizime gjatė ndrrimit tė vitit tė Ri ka sjellė njė lloj urgjence nė kėtė debat.

Por se ēfarė mund tė bėhet pas debatit ėshtė njė ēėshtje tjetėr. Politika e energjisė ėshtė ende njė kompetencė e qeverive kombėtare dhe jo e BE-sė si e tėrė.

Nuk ka shumė shenja se qeveritė kanė dėshirė tė lėshojnė pe nė kėtė fushė shumė delikate tė politikės, dhe ndėrsa ka pasur pėrparime drejt synimit pėr efiēencė tė energjisė dhe pėrdorimin e energjisė sė ripėrtėritshme, qėllimi kryesor i propozimeve tė reja duket qartė se ėshtė furnizimi dhe shpėrndrja e karburanteve natyrore.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>