BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mërkurë, 22 mars 2006 - 10:39 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Kryeministri francez ofron lëshime
 
Protestatë të rinjve francezë
Kryeministri Villepin përpiqet të qetësojë protestuesit
Kryeministri francez, Dominique de Villepin, ka lënë të kuptohet se qeveria e tij është e gatshme të jetë elastike në një element të rëndësishëm në ligjin e debatueshëm për punësimin e të rinjve duke ulur periudhën e provës nën dy vjet.

De Villepin ka filluar një ofensivë të vonuar lëshimesh duke folur me një grup të vogël të rinjsh të papunë në përpjekje për të shpjeguar se si do të përfitojnë ata nga kontrata e re.

Megjithatë ai nuk do ta tërheqë plotësisht kontratën e re, që është kërkesë themelore e sindikatave dhe studentëve.

Por tani ndoshta është tepër vonë.

Policia të martën përdori pompat e ujit kundër të rinjve protestues në Universitetin e Sorbonës, ndërsa priten protesta të tjera të enjten.

Ligji i ri mund të kishte si qëllim për të ndihmuar të rinjtë më pak të kualifikuar që të gjejnë vende pune, por janë studentët kryesisht të klasës së mesme që e kundërshtojnë atë me forcë.

Ata kanë frikë se ai do të krijojë një gjeneratë punonjësish që mund të hidhen tej me lehtësi nga punëdhënësit në një përpjekje për të shkuar drejt një modeli ekonomik më shumë të stilit amerikan e britanik - një sistem që mund të sjellë nivel më të ulët papunësie, por me çmimin e vendeve të punës më pak të sigurta.

Studentët dhe sindikatat franceze thonë se ata do të luftojnë deri sa ta detyrojnë zotin de Villepin ta tërheqë ligjin e ri plotësisht duke thënë se një kompromis që ai ofroi të martën nuk ishte i mjaftueshëm.

Sindikatat i kanë bërë thirrje punonjësve të sektorit publik e shtetëror që të mbështesin studentët këtë javë.

 
 
LOKALE
Protestat franceze vazhdojnë
22 mars 2006 | Faqja Kryesore
Përleshje të dhunshme pas protestave
19 mars 2006 | Faqja Kryesore
Protesta të mëdha në Francë
18 mars 2006 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>