http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E enjte, 23 shkurt 2006 - 12:32 CET

Me skulpturë kundër gripit të shpendëve

Një artist indian që punon me rërë ka krijuar një skulpturë gjigante të një gjeli në një plazh në qytetin Puri, pikë turistike mnë shtetin Orisa të Indisë, për të ndërgjegjësuar njerëzit për gripin e shpendëve.

Sudarshan Patnaik është i njohur për replikën që ka bërë me rërë të Taxh Mahallit dhe për skulptura mbi çështje aktuale si tsunami në Azi në vitin 2004.

Atij ju deshën pesë orë dhe tetë tonë rërë për të krijuar gjelin nga rëra.

Ditën e shtunë, virusi vdekjeprurës i gripit të shpendëve H5N1 u gjet për herë të parë në qytetin Navapur në shtetin indian Maharashtra.

"Kjo skulpturë në fakt ka për qëllim të bëjë ndërgjegjësimin e njerëzve sepse shumë prej tyre as që dinë për këtë sëmundje. Dhe plazhi është vendi ku vijnë shumë turist vendor dhe ndërkombëtarë," zoti Patnaik i tha agjencisë Rojter.

Venkat Raman, një turist , i tha Rojterit, "nga mënyra se si janë ndërtuar këto skulptura, po depërton mesazhi i duhur. Kjo është rrugë e qëlluar për t'i bartë porosinë njerëzve."

Gjeli i rërës është i ekspozur në plazh bashkë me posterë që bëjnë thirrje për kujdes kundër përhapjes së gripit të shpendëve.

Zoti Patnaik dhe 20 asistentë të tij po krijojnë skulptura rëre edhe të pulave dhe vezëve për t'i ekspozuar bashkë me gjelin.