BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 24 shkurt 2006 - 17:20 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Fushatë vetëdije për gripin e shpendëve
 
Hartë e Austrisë
Bisedimet mbahen në Vienë
Ministrat e shëndetësisë të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord gjatë një takimi në Vjenë për të filluar një fushatë vetëdije për girpin e shpendëve për të shmangur frikën për sigurinë e shëndetit dhe ushqimeve për këtë sëmundje.

Ministrja austriake e shëndetësisë, Maria Rauch Kallat, tha se ata kishin rënë dakord për nevojën e një politike të koordinuar të informimit lidhur me rreziqet e një shpërthimi të sëmundjes, si dhe për masat parandaluese që duhet të marrin fermerët dhe publiku për të parandaluar përhapjen e virusit.

Ekspertët veterinarë të BE-së kanë ndezur tashmë dritën e gjelbër për fermerët e pulave në Francë e Holandë që të vaksionojnë pulat në disa rajone.

Të paktën dhjetë vende evropiane kanë njoftuar për raste të shtamit vdekjeprurës H5N1 të gripit të shpendëve, ndërsa po bëhen analizat e disa gjelave të detit që kanë ngordhur nga një infeksion i dyshimtë në një fermë në juglindje rë Francës.

Nëse konfrimohet se ato kanë shtamin H5N1, ky do të ishte rasti i parë i këtij virusi në shpendët e butë.

Përveç ministrave të shëndetësisë nga 25 shtetet anëtare të BE-së në Vjenë ishin edhe ministra nga Kroacia, Turqia, Maqedonia, Bullgaria dhe Rumania, si dhe ekspertë të OKB-së.

Ministrja austriake e shëndetësisë, vendi i të cilës ka presidencën e radhës të BE-së, ka kërkuar të ulë shqetësimet për përhapjen e sëmundjes.

Ajo thotë se për momentin nuk ka kërcënim për shëndetin e njerëzve, por ajo shtoi se kontaktet me zogj të sëmurë duhen shmangur.

Ajo tha se, megjithë faktin se numra të shumtë shpendësh të egër fluturojnë në Evropë çdo ditë, janë parë shumë pak raste të sëmundjes.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>