BBCAlbanian.com
 
Botuar: E shtunë, 18 shkurt 2006 - 18:00 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Raste të reja të virusit të shpendëve
 
Shkencëtarët evropianë analizojnë shpendët e prekur nga virusi
Gripi i shpendëve përhapet në Evropë
Kanë dalë prova të reja që provojnë gjerësinë e shtrirjes së virusit vdekjeprurës të gripit të shpendëve në Azi dhe Evropë.

India ka gjetur rastin e parë të shtamit H5N1 të virusit të gripit të shpendëve. Ministri i blegtorisë në shtetin perëndimor Maharashtra tha se virusi ishte gjetur në mesin e 50 mijë shpendëve të ngordhur në një fermë.

Iran, organizata e veterinarisë ka konfirmuar mbërritjen e sëmundjes në këtë vend, e cila u gjet në më shumë se 100 mjelma të ngordhura në veri të vendit.

Indonezia ka konfirmuar viktimën e 19 nga shtami H5N1 i virusit të gripit të shpendëve. Viktima kishte punuar në një treg tradicional në transportimin e vezëve, dhe thuhet se vdekja e tij nuk ka lidhje me epidemitë e mëparshme.

Hong Kong një laraskë e ngordhur doli se kishte këtë virus.

Virusi në Evropë

Një tjetër rast është identifikuar në Austri, ndërkohë shkencëtarët në Francë po analizojnë 15 shpendë të egër të ngordhur nëse kanë sëmundjen vdekjeprurëse.

Analiza e një rose të egër tregojnë se ajo mund të ketë ngordhur nga ky virus.

Ministri francez i Bujqësisë, Dominique Bussereau, tha se Franca planifikonte të vaksinonte 900 mijë pula në përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit.

Deri tani tha ai nuk është gjetur virusi tek shpendët e butë.

Franca ka disa muaj që është në gjendje të lartë gatishmërie, duke qenë prodhuesi kryesor evropian i mishit të shpendëve, por edhe një udhëkryq për shpendët migrues.

Shpejtësia e njoftimit se një rosë e egër kishte ngordhur nga gripi i shpendëve H5 shihet si një shenjë e efikasitetit të përgatitjeve të Francës për virusin e shpendëve, që është afruar gjithnjë e më shumë javët e shkuara.

Ky rast u njoftua vetëm dy ditë pasi Franca bëri të ditura masat e saj më të fundit kundër gripit të shpendëve, duke urdhëruar ose vaksinimin ose mbylljen brenda të shpendëve.

Në përputhje me masat e reja kundër grupit të shpendëve të miratura nga Komisioni Evropian javën e shkuar, veterinerët kanë bllokuar një zonë mbrojtjeje me rreze prej rreth tre kilometrash rreth rezervatit të shpendëve në rafshnaltën Dombes ku u gjend rosa e ngordhur.

Publiku francez është paralajmëruar të mos prekë ndonjë shpend të ngordhur që mund të hasin, por të lajmërojnë autoritetet.

 
 
LOKALE
H5N1 zbulohet në Evropën Perëndimore
15 shkurt 2006 | Faqja Kryesore
Shqipëria merr masa për gripin e shpendëve
15 shkurt 2006 | Faqja Kryesore
Gripi i shpendëve prek dhe Slloveninë
11 shkurt 2006 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>