|
Kosova diskutohet nė OKB | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Nė fjalimin e tij nė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuuara pėr gjendjen nė Kosovė, shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen vlerėsoi se gjatė tre muajve tė fundit ka pasur tre ngjarje qė e kanė karakterizuar gjendjen nė Kosovė. Vdekja e presidenit Rugova dhe zgjedhja e presidentit tė ri, fillimi i procesit tė zgjidhjes sė statusit tė Kosovės dhe angazhimi nė pėrmbushjen e standardeve, nė decentralizim dhe nė integrimin e pakicave. Zoti Petersen ka lavdėruar institucionet dhe popullin e Kosovės pėr menaxhimin e situatės pas vdekjes sė presidenit Ibrahim Rugova dhe zgjedhjen e shpejtė tė kryetarit tė ri, Fatmir Sejdiu. Ai tha se institucionet e Kosovės po pėrgatiten pėr takimin e Vjenės ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit qė mbahet mė 20 janar. Kreu i UNMIK-ut, Petersen kėrkoi pėrshpejtimin e procesit tė zgjidhjes sė statusit. Ashtu si e ka thėnė edhe nė tė kaluarėn Kėshilli i Sigurimit, status qouja nė Kosovė nuk ėshtė e pranueshme procesi i statusit nuk duhet tė jetė vazhdimėsi e vendnumėrimit. Pėrshpejtimi i procesit tė statusit ėshtė kontributi mė i mirė qė mund tė bėhet tash pėr tė siguruar stabilitetin politik nė Kosovė dhe nė rajonin e gjerė, tha ai. Shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen rikujtoi se krahas zgjidhjes sė ! statusit duhet tė vazhdohet me pėrmbushjen e standardeve, sidomos nė ato qė kanė tė bėjnė me tė drejtat e pakicave. Nė kėtė kuadėr ai tha se nė fund tė vitit tė kaluar ka pasur njė ngecje nė pėrmbushjen e standardeve, por siē tha ai, nga mesi i muajit janar ėshtė vėrejtur njė angazhim mė i madh i institucioneve tė Kosovės pėr standardet. Zoti Petersen theksoi se decentralizimi mbetet procesi kryesor pėrmes tė cilit shumica shqiptare nė Kosovė mund tė garantojė realizimin e tė drejatave tė pakicave, nė veēanti tė asaj serbe. Ai tha se gjatė muajve tė ardhshėm shumica shqiptare duhet tia shtrijė dorėn pakicės serbe, ndėrsa porositi pėrfaqėsuesit serbė qė tė marrin pjesė nė institucionet e Kosovės dhe tė kontribuojnė nė krijimin e njė shoqėrie shumėetnike. Nė kėtė rrafsh ai i bėri thirrje Beogradit qė tė mbėshtesė bashkėpunimin e serbėve me shumicėn shqiptare nė Kosovė. Shumica nė Kosovė qė kanė pėsuar kaq shumė si pakicė vetė nė tė kaluarėn ka tė drejtė qė tė presė se aspiratat e tyre do tė arrihen atėherė kur tė zgjidhet statusi i Kosovės, kurse pakicat tė cilat janė pėrballur me hakmarrje dhe izolim, poashtu kanė tė drejtė qė tė presin qė brengat dhe shqetėsimet e tyre do tė dėgjohen me kujdes dhe do tė trajtohen, tha Soren Jessen Petersen. Nga ana tjetėr, presidenti i Serbisė, Boris Tadiq ka bėrė pėrpjekje qė tė minimizojė rezultatet e arritura nė Kosovė nė pėrmbushjen e standardeve. Ai tha se standardet janė shumė larg pėrmbushjes, e sidomos! ai pėr kthimin e tė zhvendosurve serbė nė pronat e tyre. Presidenti serb theksoi se serbėt nė Kosovė janė tė diskriminuar nga autoritetet shqiptare. Duke folur pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, presidenti serb, Boris Tadiq kundėrshtoi edhe njė herė pavarėsinė si opcion. Pavarėsia e Kosovės do tė shpiente do tė shpiente deri te njė ndryshim unilateral i organeve ose kufinjėve tė njohur ndėrkombėtarisht nė Ballkan dhe kjo do ta destabilizonte politikisht rajonin dhe do tė krijonte mundėsinė pėr konflikte tė reja. Vetėm Shqipėria e mbėshtetė kėrkesėn e shqiptarėve tė Kosovės pėr tu ndarė nga Serbia, u shpreh presidenti Tadiq. Ai kėrkoi qė zgjidhja e statusit tė Kosovės tė bėhet sipas parimeve universale nė botė. Presidenti Tadiq tha se nėse Kosova trajtohet si rast unik, kjo do tė shėrbente si precedent pėr shtetet tjera. Kreu i shtetit serb tha se Serbia angazhohet pėr mosndryshimin e kufinjėve ekzistues tė Kosovės dhe pėr njė autonomi mė tė zgjeruar pėr shqiptarėt. Shqiptarėt e Kosovės politikisht do tė ketė njė autonomi shumė tė gjerė, do tė kenė vetėqeverisje tė plotė nė raport me Beogradin me kusht qė ata ta pranojnė autonominė e njejtė pėr entitetin serb nė Kosovė, theksoi Boris Tadiq. Mbledhja e Kėshillit tė Sigurimit ka vazhduar punimet me fjalimin e ambasadorėve tė disa shteteve. Pėr herė tė parė nė seancėn e Kėshillit tė Sigurimit ka marrė pjesė edhe kryeministri i Kosovės, Bajram Kosumi i cili nuk ka pasur tė drejtė fjale. | LOKALE Pala shqiptare thotė 'po' pėr takimin e Vjenės11 shkurt 2006 | Faqja Kryesore Fatmir Sejdiu zgjidhet President i ri i Kosovės09 shkurt 2006 | Faqja Kryesore Sawers mbi pavarėsinė e Kosovės07 shkurt 2006 | Faqja Kryesore Kėrkohet ruajtje e pranisė ndėrkombėtare03 shkurt 2006 | Faqja Kryesore Grupi i Kontaktit kėrkon zgjidhje brenda vitit02 shkurt 2006 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||