BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hënë, 13 shkurt 2006 - 14:54 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Masa kundër përhapjes së gripit të shpendëve
 
Përhapja e gripit të shpendëve
Çështja e pranisë apo jo të gripit të shpendëve në Maqedoni këto ditë po paraqitet rishtas pas paraqitjes së këtij gripi në vendet fqinje siç është Greqia apo Bullgaria dhe më herët edhe në Turqi.

Në drejtorinë e veterinerisë në Shkup kanë konstatuar se grip të shpendëve në Maqedoni për momentin nuk ka.

Por gjithsesi janë shtuar masat kontrolluese në vendkalimet kufitare, pasi largësia ku ka grip të shpendëve në vendet fqinje është vetëm 80 kilometra.

Drejtori i qendrës së veterinerisë, Sllobodan Çokrevski thotë se Maqedonia nuk i është shmangur rrezikut, sidomos ky rrezik mund të vijë edhe nga shpendët shtegtarë.

Në Maqedoni akoma është në fuqi vendimi i muajt tetor të vitit të kaluar kur ajo me dekret ndaloi importimin e mishit të shpendëve nga të gjitha shtetet ku dyshohet se ka grip të shpendëve.

Po ashtu në të gjitha vendkalimet kufitare vazhdon të aplikohet regjim i veçantë i kontrollimit të mishit dhe prodhimeve tjera të shpendëve që vijnë nga këto shtete.

Në tetor të vitit të kaluar u dyshua se në një fshat në jug të Maqedonisë ka grip të shpendëve, por analizat nuk e vërtetuan këtë.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>