BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 10 shkurt 2006 - 11:29 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Fatmir Sejdiu zgjidhet President i ri i Kosovës
 
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu u zgjodh të premten
Sapo është zgjedhur presidenti i ri i kosoves. Ai është Fatmir Sejdiu, i kandiduar nga Lidhja Demokratike.

Për zotin Sejdiu është votuar tri herë, meqenëse në dy rundet e para të votimit, ai nuk i mori votat e dy të tretave të deputetëve të kuvendit.

Ne votimin e tretë ndërkaq ai i mori 80 vota, që janë dy të tretat e votave.

Fatmir Sejdiu është presidenti i dytë në historinë e Kosovës.

Ai e trashegon këtë post nga Presidenti Ibrahim Rugova, i cili pas një sëmundje të rëndë, vdiq me 21 janar të këtij viti.

Rrjedha e ngjarjeve

Kryesia e Kuvendit u takua të enjten me urgjencë dhe ka shfuqizuar vendimin e saj të mëparshëm, duke e caktuar seancën solemne për sot.

Presionin më të madh që kryetari i ri i Kosovës të zgjidhet këtë javë e kanë bërë shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen dhe kryeministri Bajram Kosumi.

Ata kërkuan që seanca solemne e Kuvendit të mbahej këtë javë në mënyrë që ata të marrin pjesë në të dhe të udhëtojnë më pas në Nju Jork, ku të martën mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurimit për Kosovën.

Në fakt, Këshilli i Sigurimit i OKB-së fillimisht kishte planfikuar të mblidhet të martën e kësaj jave, por mbledhja u shty për një javë me qëllim që t'u jepej kohë autoriteteve kosovare të zgjidhnin presidentin e ri.

'Konsensus'

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci tha të enjten se vendimi që seanca solemne të mbahej të premten ishtë marrë me një konsensus të të gjitha grupeve parlamentare.

"Seanca plenare për zgjedhjen e kryetarit të Kosoëvs do të mbahet sipas kërkesës së grupeve parlamentare dhe pak sipas presionit, të premten në ora 11:00," tha z. Daci.

"Unë jam shumë i lumtur që t'ju them se ishte mirëkuptim i plotë, unë i luta që kjo të reflektohet nesër në seancë plenare që të jemi të gjithë deputetët dhe unë nuk kam asnjë arsye të dyshoj që do të jemi mirë", shtoi ai.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>