BBCAlbanian.com
 
Botuar: E enjte, 26 janar 2006 - 19:09 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Kosova i jep lamtumirën e fundit presidentit
 
Ushtarë të Trupave Mbrojtëse të Kosovës duke mbajtur arkivolin e presidentit Rugova
Ceremonia mortore për presidentin Ibrahim Rugova
Qindra mijra njerëz në Prishtinë kanë marrë pjesë në funeralin e presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, që u nda nga jeta fundjavën e kaluar në moshën 61 vjeçare.

Familjarët e zotit Rugova, udhëheqës dhe politikanë kosovarë dhe ndërkombëtarë si edhe mbi 30 delegacione nga vende të ndryshme të botës, ndër ta presidentë, kryeministra dhe ministra të qeverive respektive, morën pjesë në një ceremoni mortore në sallën 1 Tetori.

"Rugova ka qenë elementi përcaktues i politikës në Kosovë për sa kohë që është e vështirë për ne për ta imagjinuar Kosovën, politikën e Kosovës, pa të," the kreu i UNMIK-ut Soren Jessen-Petersen.

Më pas arkivoli me trupin e pajetë të presidentit Rugova kaloi i shoqëruar nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës nëpër rrugët e Prishtinës, ku mijëra kosovarë kishin dalë për t''i dhënë lamtumirën e fundit presidenti të tyre.

Njerëz duke qarë hidhnin lule mbi arkivolin e mbuluar nga një flamur me shqiponjë dhe sfond kuq e blu.

Trupi i tij u varros në varrezat e dëshmorëve, në Velani, të cilat gjenden vetëm disa qindra metra larg shtëpisë dhe residencës së tij.

Deri në përfundimin e luftës në vitin 1999 aty nuk ka pasur varreza. Ka qenë vetëm një përmendore e quajtur Vëllazërim-Bashkim, ndërsa pas luftës aty janë varrosur disa pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Thuhet se ka qenë dëshira e presidentit Rugova që të varroset në këto varreza.

Në të ardhmen mendohet që aty të ndërtohet një memorial ku qytetarët do të mund t'i bëjnë nderime kryetarit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili angazhohej në vazhdimësi për pavarësinë e Kosovës.

Reagimet e para pas vdekjes së presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, kanë qenë të jashtëzakonshme.

Është shprehur dhembje dhe keqardhje deri në skajshmëri. Kosova po mban 15 ditë zie kombëtarer ndërkaq Shqipëria tri ditë.

Qindra mijëra qytetarë, për pesë ditë rrjesht qëndruan në rradhë të gjata, në një mot tepër të keq dhe në temperatuara shumë të ulta, për t’i dhënë nderimet e fundit presidentit të tyre.

Marti Ahtisari, Komisioneri Evropian për Zgjerim, Olli Rehn, ministri për Evropën në qeverinë britanike, Douglas Alexander, i dërguari i SHBA-së për Statusin Frank Wisner si dhe presidentë, kryeministra dhe ministra të jashtëm të dhjetra vendeve të tjera.

Në mesin e tyre është edhe presidenti shqiptar Alfred Moisiu.

 
 
LOKALE
Intervista në audio për Presidentin Rugova
25 janar 2006 | Faqja Kryesore
Rugova si shkëmbi në stuhi
26 janar 2006 | Faqja Kryesore
Petrich kujton Rugovën
25 janar 2006 | Rajoni
Skena politike kosovare pa Ibrahim Rugovën
23 janar 2006 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>