BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hėnė, 23 janar 2006 - 20:02 CET
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
Skena politike kosovare pa Ibrahim Rugovėn
 
Dr Ibrahim Rugova, presidenti i Kosovės
Dr Rugova lė njė boshllėk nė skenėn politike nė Kosovė
Vdekja e presidentit Ibrahim Rugova vjen nė njė kohė vendimtare pėr tė ardhmen e Kosovės.

Pėr tė mėsuar se ēfarė ndikimi ka pasur nė skenėn politike kosovare vdekja e Presidentit Rugova, Gėzim Guri i seksionit shqiptar tė BBC-sė bisedoi me analistin e BBC-sė pėr Evropėn Juglindore Gabriel Partosh:

Partosh: Unė mendoj se ky ndikim ėshtė, deri diku, i pamatshėm.

Ai ishte njė figurė dominuese nė politikėn kosovare.

Z. Rugova vėrtetė qė nuk e kishte mė pozitėn qė kishte pasur nė vitet 90-tė kur ishte krejtėsisht i pasfiduar, por edhe pas pėrfundimit tė luftės, ai mbeti personaliteti politik kryesor nė Kosovė.

Pėr mė tepėr, deri nė vdekjen e tij ai ishte politikani qė simbolizonte ėndrrėn dhe aspiratat e shqiptarėve tė Kosovės pėr pavarėsi.

Pikėrisht pėr kėtė lidhje tė tij dhe tė partisė sė tij me kėtė ideal, ai ishte gjatė gjithė kohės edhe udhėheqėsi i kombit tė tij, pėrveē se udhėhoqi njė formacion politik qė, le tė themi, ishte njė hap para tė tjerėve.

Kjo mendoj se do tė ndryshojė tani.

Kėtej e tutje do tė shohim mė shumė njė betejė mes tė barabartėsh tė partive tė ndryshme politike, sesa dominim tė njė force qė gjithmonė favorizohej nga fakti se udhėhiqej nga babai i kombit, Ibrahim Rugova.

Pyetje: Si e parashikoni ju procesin e zgjedhjes sė njė pasuesi pėr presidentin Rugova?

Partosh: Unė pres qė tė ketė grindje politike, duke filluar qė brenda Lidhjes Demokratike qė, pėrgjithėsisht, konsiderohet si njė lėvizje me fraksione, tė cilat u mbajtėn bashkė me sukses nė sajė tė autoritetit tė zotit Rugova.

Pra do tė ketė nga kėto, ndonėse kėto fėrkime mund tė mos jenė publike.

Nė fund tė fundit, ajo qė ka rėndėsi, pavarėsisht nėse ka edhe grindje apo fėrkime tė tilla, ėshtė se sa shpejt do tė sheshohen dallimet, nė mėnyrė qė ekipi negociator tė kryejė funkisonin e tij, qė institucionet e Kosovės tė drejtohen nga udhėheqėsit e zgjedhur dhe qė tė hidhen hapa nė bisedimet pėr statusin.

Pyetje: Si e spegoni faktin se Lidhja Demokratike nuk ka zgjedhur njė kryetar tė ri tė saj qė prej dorėheqjes sė zotit Rugova, pėr shkak tė postit tė presidentit qė ai mbjati deri nė vdekje?

Partosh: Unė mendoj se ky ėshtė njė tregues i respektit pėr zotin Rugova nė partinė e tij.

Ata nuk dėshironin ta shkėpusnin kėtė lidhje me tė.

Prandaj ai mbeti, nė fakt, udhėheqėsi honorifik i kėsaj partie, madje nė prapaskenė edhe udhėheqėsi jozyrtar i saj, pavarėsisht se zyrtarisht nuk ishte mė kryetar i LDK-sė.

Pra, njėra nga arsyet qė nuk ėshtė zgjedhur ende kryetari i ri i LDK-sė, ishte pėr tė ruajtur nė sytė e publikut lidhjen mes kėsaj force politike dhe pasurisė sė saj mė tė ēmuar, zotit Rugova.

Sė dyti, ēdo pėrpjekje pėr tė gjetur njė kryetar tė ri pėr LDK-nė do tė ishte shoqėruar me mosmarrėveshje dhe, potencialisht, mund tė kishte shkaktuar pėrēarje, gjė qė nuk e dėshironte ashkush brenda LDK-sė.

Ky mund tė jetė njė spjegim pėr kėtė situatė tė ēuditshme ku njė parti ende nuk ka zgjedhur njė pasues pėr udhėheqėsin qė ka dhėnė me kohė dorėheqjen.

Pyetje: Udhėheqės botėrorė kanė shprehur dhimbjen pėr humbjen e njė bashkėbiseduesi tė denjė. Pėr ēfarė ėshtė mė e shqetėsuar tani bashkėsia ndėrkombėtare pas vdekjes sė Ibrahim Rugovės?

Partosh: Mendoj se shqetėsimi mė i madh ėshtė nėse mosmarrėveshjet dhe manovrat politike qė konsiderohen krejt normale nė rastin e vdekjes sė njė udhėheqėsi, aq mė shumė kur nė kėtė rast bėhet fjalė pėr themeluesin e idesė sė pavarėsisė sė Kosovės, nuk gjejnė zgjidhje brenda njė periudhe relativisht tė shkurtėr.

Nėse kjo ēon nė zvarritjen e bisedimeve pėr statusin, atėherė mund tė arrijmė nė njė situate e cila mbart shumė rreziqe.

Nė fund tė fundit, shqiptarėt e Kosovės duan qė tė kenė sa mė shpejt pavarėsinė e tyre dhe, sipas gjasave, ata do tė marrin diēka qė ėshtė shumė afėr pavarėsisė.

Ata janė tė vetėdijshėm pėr kėtė.

Ēdo vonesė e kėtij procesi mund tė ēojė nė akte tė reja dhune kundėr pakicės serbe, apo ndoshta edhe kundėr pranisė ndėrkombėtare nė Kosovė.

Ky mendoj se ėshtė rreziku kryesor.

Pyetje: Pra ju thoni se shqetėsimi mė i madh i bashkėsisė ndėrkombėtare ėshtė koha qė do tė duhet pėr tė zgjedhur pasuesin e zotit Rugova dhe jo se cili do tė jetė ky pasues?

Partosh: Unė mendoj kėshtu sepse, nė fund tė fundit, udhėheqėsit e shqiptarėve tė Kosovės, pavarėsisht nga dallimet e shumta qė kanė lidhur me taktikat apo ambiciet personale, nuk kanė thuajse asnjė dallim nė faktin se tė gjithė duan pavarėsinė.

Shumica e tyre janė tė vetėdijshėm se duhet tė pranojnė njė zgjidhje qė ėshtė pothuajse pavarėsi por, nė njėfarė mėnyrė, me disa kushte, pra njė lloj sovraniteti i kufizuar.

Prandaj, pasuesit e zotit Rugova nė postet qė ai ka mbajtur, nuk pritet tė pėrfaqėsojnė ndonjė ndryshim tė madh tė politikave tė tij.

Ndoshta ata mund tė jenė mė tė vendosur, pasi pėr disa, zoti Rugova ka pasur njė reputacion si njė politikan i matur dhe nė disa rrethana hezitues.

Problemi shtrohet se kur mund tė rifillojnė bisedimet, sepse duhet tė dihet se kush e drejton delegacionin shqiptar, kush ėshtė presidenti i Kosovės.

Sigurisht, i duhet lėnė kohė popullit tė Kosovės qė t'i bėjė respektet e fundit udhėheqėsit tė tij.

Por, sapo tė pėrfundojė kjo periudhė zie, do tė kėrkohet qė tė hidhen hapa dhe tė shėnohet progres, mundėsisht, sa mė shpejt.

Pyetje: Ēfarė ndikimi do tė ketė largimi i zotit Rugova nga skena politike nė marrėdhėniet e shqiptarėve tė Kosovės me Beogradin, aq mė tepėr qė kėto ditė nė Vjenė pritej tė fillonin bisedimet e ndėrmjetėsuara nga zoti Ahtisari ?

Partosh: Nuk ka ndonjė arsye qė tė ndikojė nė marrėdhėniet me serbėt sepse ata e dinė se nė ekipin e shqiptarėve tė Kosovės ekziston njė unitet kur ėshtė fjala pėr strategjinė kryesore.

Sigurisht, disa zyrtarė serbė kanė shprehur shqetėsim se vendin e zotit Rugova, qė ishte njė pacifist, mund ta zėrė njė politikan mė militant.

Megjithatė, unė mendoj se nuk ka politikan shqiptar nė Kosovė qė tė ketė kėrkuar nė kėtė fazė njė reagim militant ndaj qėndrimit tė palės serbe apo pėrdorimin e forcės pėr arritjen e objektivit.

Kjo spjegohet me faktin e thjeshtė se shqiptarėt e Kosovės e kanė kuptuar se janė shumė pranė arritjes sė objektivit.

Ata do tė marrin pak a shumė atė qė dėshirojnė.

Prandaj them se nuk ka ndonjė rrezik tė veēantė pėr palėn serbe, pėrveē faktit se zvarritja e procesit tė gjetjes sė njė zgjidhjeje pėr statusin, mund tė ketė pajoja negative pėr serbėt, sepse mund ta shtojė padurimin qė ndjejnė shumė vetė nė radhėt e shumicės shqiptare tė Kosovės.

 
 
LOKALE
Presidenti Rugova 1944-2006
23 janar 2006 | Analiza
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>