BBCAlbanian.com
 
Botuar: E diel, 22 janar 2006 - 09:45 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Dhembje për Rugovën në Shqipëri
 
Rugova dhe Moisiu
Presidentët e Shqipërisë dhe Kosovës në Tiranë
Shqipëria po përjeton me dhimbje humbjen e presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.

Qeveria shqiptare ka shpallur tre ditë zije kombëtare, ndërsa një delegacion qeveritar shqiptar do të shkojë në Prishtinë.

Politikanët shqiptarë i kanë bërë thirrje popullit dhe politikanëve kosovarë të jenë sëbashku për të realizuar ëndrrën e zoti Rugova, pavarësisë së Kosovës.

Gati të gjitha radiot dhe televizionet shqiptare ndërprenë të shtunën transmetimet e tyre te zakonshme të fundjavës, për të dhënë lajmin e hidhur.

Më tej, ato i kanë kushtuar edicione speciale figurës së zotit Rugova si dhe kanë sjellë reagimet e politikanëve më të lartë shqiptarë.

Ne sheshin Skënderbej në Tiranë, qytetarët kanë vendosur një fotografi të zotit Rugova ndërsa jane ndezur qirinj të shumtë.

Ndërkohë, humbja e zotit Rugova, pikërisht në momentin e fillimit të bisedimeve për statusin e ardhshëm të Kosovës, ka sjellë edhe deklarata lidhur me këtë çështje.

Presidenti Alfred Moisiu u ka bërë thirrje politikanëve kosovarë të jenë të bashkuar për të realizuar pavarësinë e Kosovës.

Edhe kryeministri, Sali Berisha shprehu dëshirën e tij që vepra e zotit Rugova, pavarësia e Kosovës, të realizohet sa më shpejt.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>