BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mërkurë, 18 janar 2006 - 10:26 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Annan bën thirrje për masa të menjëhershme
 
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së
Annan paralajmëroi se nuk ka kohë për të humbur
Vendet më të pasura në botë kanë premtuar së paku 1.8 miliardë dollarë, më shumë nga objektivi i OKB-së për të luftuar gripin e shpendëve.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan më herët paralajmëroi se duhen bërë përpjekje masive për të luftuar epidemine e gripit të shpendëve.

"Nuk ka kohë për të humbur," tha zoti Anan në konferencë, ndërsa paralajmëroi se bota ishte ende e papërgatitur për të luftuar epidemi të gripit të shpendëve.

Ai theksoi se sigurimi i fondeve tani ishte përparësia kryesore.

Folësit e tjerë vunë në dukje se, si kurrë më parë tani ekziston një rreze shprese, për t'u përgatitur për parandalimin e përhapjes së epidemisë tek njerëzit.

Duke folur para donatorëve, kryeministri kinez Wen Jiabao u kërkoi vendeve të zhvilluara, organizatave ndërkombëtare dhe kompanive të mëdha të luajnë rol më të madh për sigurimin e fondeve.

Objektivi i përgjithshëm për donacione në këtë konferencë është ende mjaft i vogël krahasuar me 4 miliardë dollarë që SHBA ka rezervuar në rast të një epidemie në këtë vend.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>