BBCAlbanian.com
 
Botuar: E martë, 17 janar 2006 - 06:36 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Kërkohen një miliardë dollarë për gripin e shpendëve
 
Pamje nga Indonezia e prekur më rëndë nga gripi i shpendëve
Nevoja për fonde është më e madhe se kurrë për të luftuar sëmundjen
Një fond prej më shumë se një miliradë dollarësh po kërkohet nga Kombet e Bashkuara dhe Banka Botërore për të ndihmuar në financimin e masave në luftën kundër gripit të shpendëve i cili nga Azia Lindore po përhapet në periferi të Evropës.

Një konferencë për për këtë qëllim po zhvillohet në Pekin.

Fondet do të përdoren për të përmirësuar shëndetin dhe shërbimet veterinare në vëndet në zhvillim të prekura nga sëmundjet nga i cili kanë humbur jetën 80 vetë dhe janë asgjesuar miliona shpendë.

Një zyrtar nga Indonezia një nga vëndet e prekura më shumë nga ky grip, i tha BBC se kërkonte ndihmë me një vlerë prej 500 milionë dollarësh.

"Ne nuk kemi fonde të mjaftueshme për të kompensuar fermerët pulat e të cilëve janë asgjesuar", tha ai.

Madje edhe organizata ndërkombëtare si OBSH po kërkojnë më shumë fonde.

Në kohën kur gripi po përhapet drejt Perëndimit, presioni do të jetë më i madh për garantimin e fondeve të premtuar sa më shpejt që të jetë e mundur.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>