BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hënë, 16 janar 2006 - 14:25 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
FAO flet për kontrolle të ashpra në BE
 
Gripi i shpendëve në Turqi
BE po konsideron prezantimin e kontrolleve më të rrepta në kufij të njerëzve që vijnë me shpendë të pagatuara nga zona ku është identifikuar virusi vdekjeprurës i gripit të shpendëve.

Lajmi u dha në një konferencë për gazetarë të FAO-s në Romë.

Samuel Jutzi, kreu i departamentit shëndetësor të kafshëve në FAO i tha gazetarëve se agjencia e OKB po këshillon BE të forcojë kontrollet në kufi.

Pasagjerë që arrijnë në aeroporte të BE-së nga zona të infektuara duke përfshirë edhe Turqinë, do të kërkohen të nënshkruajnë një deklaratë se ata nuk kanë me vete zogj apo vezë të pagatuara.

Një procedurë e ngjashme ka ekzistuar prej kohësh për ata persona që sjellin ushqime në SHBA.

Një zyrtar tjetër i lartë i FAO-s, Juan Labroth që sapo ka vizituar Turqinë për të parë rrezikun e përhapjes së gripit të shpendëve në vendet fqinje, tha se megjithëse gripi i shpendëve është identifikuar vetëm në 13 nga 81 provinca të Turqisë, ekzistonte dyshimi se kishte edhe raste të tjera të sëmundjes të pa raportuara në Turqi.

"Ka ende kohë për të mos lejuar që kjo sëmundje të kthehet në epidemi të gjerë, nëse Turqia merr ndihmën e duhur," tha ai.

"Një nga problemet e kontrollit të sëmundjes, tha ai "është se gjatë dimrit, fermerët turq i fusin shpendët brenda dhe kjo mund të favorizojë mbijetesën e virusit të shpendëve."

Për momentin, agjencia e OKB nuk rekomandon vaksinim të shpendëve në Turqi si masë për të luftuar sëmundjen.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>