BBCAlbanian.com
 
Botuar: E shtunë, 14 janar 2006 - 18:10 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Belgjikë: Analizat negative për H5N1
 
Imazh nga operacioni i eliminimit të pulave në Turqinë lindore
Kameramani televiziv kishte filmuar në zonën lindore të Turqisë ku kishte epidemi të gripti të shpendëve
Ministri belg i Shëndetësisë thotë se analizat e një personi të shtruar në spital me simptoma të ngjashme me të gripit nuk kishin treguar shenja të gripit të shpendëve.

Ministri Rudy Demotte tha se pacienti, një kameraman, ishte kthyer dy ditë më parë nga rajoni lindor i Turqisë, ku kishte filmuar.

Tri persona kanë vdekur këtë muaj pasi morën shtamin vdekjeprurës H5N1 të virusit të gripit të shpendëve në këtë pjesë të Turqisë.

Kameramani ishte pranuar në spital të premten duke u ankuar për simptoma klasike gripi.

Por analizat zbuluan se ai nuk kishte shtamin potencialisht vdekjeprurës të virusit të shpendëve, H5N1, dhe mjekët besojnë se ai ndoshta vuan nga gripi i zakonshëm njerëzor.

Tri persona kanë gjetur vdekjen dhe 15 të tjerë janë të sëmurë nga epidemia në Turqi. Të gjithë ata kishin qenë në kontakt të afërt me shpendë të sëmurë.

Spitalet turke thonë se drejt tyre janë dyndur shumë njerëz që besojnë se kanë sëmundjen, por në shumicën e rasteve është provuar se nuk e kanë.

Ministrat e qeverisë turke janë takuar me përfaqësues të industrisë së mishit të pulave për të diskutuar lidhur me mënyrat për të përballuar ndikimin ekonomik të gripit të shpendëve.

Njoftohet se konsumi i mishit të pulave ka rënë me 70 për qind në Turqi që nga fillimi i epidemisë.

Deri tani nuk ka pasur asnjë rast brenda kufijve të Bashkimit Evropian.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se nuk ka ende prova që të tregojnë se virusi i gripit të shpendëve kalon nga njeriu në njeri.

OBSH-ja thotë se rreziku që të infektohesh me këtë sëmundje është i fare vogël për sa kohë që shmanget kontakti i drejtëpërdrejtë me shpendët e ngordhur apo të sëmurë.

 
 
LOKALE
OBSH-ja thotë se H5N1 është shndërruar
13 janar 2006 | Faqja Kryesore
OBSH vlerëson punën e autoriteteve
11 janar 2006 | Faqja Kryesore
Vdekje të reja nga gripi i shpendëve
11 janar 2006 | Faqja Kryesore
OBSH-ja heton virusin e shpendëve në Turqi
08 janar 2006 | Faqja Kryesore
Turqia zbulon raste të gripit të shpendëve
05 janar 2006 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>