BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 13 janar 2006 - 07:27 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
OBSH-ja thotë se H5N1 është shndërruar
 
Gripi i shpendëve në Turqi
OBSH-ja tha se fëmijët që vdiqën s'ishin infektuar nga njëri-tjetri
Analizat e hollësishme gjenetike të gripit të shpendëve që shkaktoi vdekjen e tre adoleshentëve në Turqi tregon se virusi H5N1 është shndërruar.

Por specialistët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë thonë se virusi nuk është shndërruar në formën e përshtatshme të një virusi që përcillet tek njerëzit.

Epidemija e papritur e gripit të shpendëve në Turqi ka ngritur shqetësime se mos virusi shndërrohet në një formë që prek njerëzit, duke shtuar frikën për shpërthimin e një epidemije globale.

OBSH-ja tha se kishte fakte se virusi tek fëmijët që vdiqën në Turqi nuk ishte përcjellë mes tyre.

Ndërkohë Turqia ka filluar të ndjejë pasojat e epidemisë në industrinë vendase të turizmit.

 
 
LOKALE
OBSH vlerëson punën e autoriteteve
11 janar 2006 | Faqja Kryesore
Ekspertë të OBSH në Turqi
09 janar 2006 | Faqja Kryesore
OBSH-ja heton virusin e shpendëve në Turqi
08 janar 2006 | Faqja Kryesore
Panik në Turqi për gripin e shpendëve
07 janar 2006 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>