BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hënë, 21 nëntor 2005 - 16:55 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
OKB boton raportin vjetor për HIV/AIDS-in
 
Emblema e luftës kundër AIDS-it
Rastet e infektimit janë shtuar ndjeshëm në Evropën Lindore
Sipas raportit të fundit të OKB-së, përqindja e infektimit me HIV në disa vende të botës gjatë vitit të fundit ka shënuar rënie, por numri i atyre që jetojnë me infeksionin, vazhdon të rritet.

Raporti i përbashkët i programit të përbashkët të OKB-së për HIV/AIDS-in dhe Organizatës Botërore të shëndetësisë, e llogarit numrin e viktimave të shkaktuar nga HIV/AIDS gjatë këtij viti në 3 milionë, ndërsa numrin e të infektuarve vetëm gjatë këtij viti me 5 milionë.

Rritja më e madhe e numrit të të infektuarve, ka ndodhur në vendet e Evropës Lindore.

Henning Mikelsen është drejtor i ekipit të OKB-së për Evropën.

Në një intervistë me Albana Kasapin e seksionit shqip të BBC-së , ai thotë se në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, infektimi me HIV/AIDS nuk ka njohur atë rritje si pjesa tjetër e Evropës Lindore.

Por ai paralajmëron se ekzistojnë të gjitha kushtet që situata të përkeqësohet nëse autoritetet nuk marrin masa parandaluese.

Me sa dimë ne, nuk kemi parë rritje dramatike në numrin e rasteve të raportuara në ndonjë nga këto tre vende. Numri i rasteve është ende relativisht i vogël, p.sh.: në Shqipëri në vitin 2004 janë raportuar 29 raste, në Maqedoni në të njëjtin vit janë raportuar vetëm gjashtë raste. Për Kosovën nuk kemi statistika të veçanta, por për gjithë territorin e Serbisë dhe Malit të Zi, numri është 105.

Situata, e krahasuar psh me vendet më në lindje...padyshim që është më e mirë, në kuptimin që është me të vërtetë momenti që të bëhet një përpjekje masive për parandalim. Me këtë mënyrë, mudn të parandalohet përkeqësimi I situatës në këto tre vende.

BBC: Po si duket situata e fundit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e krahasuar me statistikat e mëhershme që ju keni?

Mikkelsen: Si e thashë, nuk ka rritje të madhe. Po të marrësh Shqipërinë si shembull, në vitin 2001 kishte 20 raste të infektimit, në 2002 kishte 26 raste, në 2003-shin 21 raste, kurse tani ka 29 raste. Kështu që nuk mund të themi se ka shenja të një rritje të madhe në numrine rasteve të infektimit.

BBC: Cilat janë arsyet për këtë sipas jush? A mund të thuhet se numri I të infektuarve nuk ka pësuar rritje në sajë të masave parandaluese të marra në këtë rajon?

Mikkelsen: Unë e di se janë marrë disa masa dhe kjo mund të jetë pjesë e shpjegimit, por do të isha shumë I kujdeshëm që të flisja për sukses, sepse në vende të tjera kemi parë se situata mund të ndryshojë shumë shpejt. Po marr si shembull Estoninë, ku vetëm pak vjet më parë, në vitin 1999, nuk kihste më shumë se 12 apo 20 raste infektimi në vit dhe pastja papritur brenda tre muajsh, numri arriti në mbi 1 mijë....Situata mund të ndryshojë shumë shpejt nëse ekzistojnë faktorët që mund të stimulojnë përhapjen e epidemisë. Ne e dimë se në të gjitha vendet e Evropës Juglindore trafikimi i drogës është në rritje dhe si pasojë po shtohet numri i përdoruesve të drogës me injeksione, veçanërisht në mesine të rinjve. Po ashtu e dimë se po ndodhin ndryshime në sjelljen seksuale, njerëzit po kryejnë më shumë marrëdhënie seksuale të pambrojtur, nuk përdoret shumë prezervativët, njerëzit kanë më shumë partnerë seksualë. Kështu që ekzistojnë ata faktorë që mund të nxisin një rritje shumë të shpejtë të epidemisë nëse ne nuk jemi të kujdeshëm dhe nëse nuk marrim masa atje.

BBC: A mendoni ju se në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni mund të ndodhë I njëjti fenomen?

Mikkelsen: Unë nuk mund të parashikoj të ardhmen, por mudn të them se faktorët ekzistojnë gjë që mund të thotë se mund të ndodhë, nëse qeveritë në rajon nuk ndërmarrin veprime vendimtare.

BBC: Çfarë nënkuptoni ju me "veprime vendimtare"? Ç'duhet të bëjnë qeveritë në tiranë dhe Shkup dhe autoritetet në prishtinë që të mos e lejojnë të ndodhë një gjë e tillë?

Mikklesen: Ata duhet të bëjnë atë që e di që kanë bërë në Maqedoni, por dhe në Shqipëri dhe Kosovë--kanë hartuar një plan kombëtar për AIDS-in ku kanë identifikuar fushat me përparësi kritike që kërkojnë veprim. Duhet të mobilizojnë burimet e nevojshme për programet e parandalimit dhe mjekimit.

E di që Maqedonia ka marrë një shumë nga Fondi Global për HIV-in, Tuberkulozin dhe Malarjen dhe në raundin e fundit e di se dhe Shqipëria ishte në listë e atyre vendeve që u ishte miratuar shuma nga ky fond. Problemi i vetëm është se Shqipëria nuk do t'i marrë paratë deri nga viti I ardhshëm.

Kur të mblidhen burimet, sfida e ardhshme është që të sigurohet se të gjitha fondet që merren për HIV/AIDS të shpenzohen për veprime efikase dhe për këtë është me shumë rëndësi që qeveritë të bashkëpunojnë ngushtë me organizata apo individë që jetojnë me HIV/AIDS apo organizata joqeveritare që mund të punojnë me ata që janë më shumë në rrezik.

Po ju, sa dini për infektimin me HIV/AIDS?

Na dërgoni komentet tuaja.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>