BBCAlbanian.com
 
Botuar: E martë, 06 shtator 2005 - 11:06 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Çmimi i naftës bie, karburantet ende të shtrenjta
 
Bursa e karburanteve
Çmimi i naftës bie, karburantet ende të shtrenjta
Çmimi i naftës bruto Brent ka rënë me 1,5 për qind në 65,1 dollarë për fuçi.

Çmimet ranë me 2,7 për qind në Nju Jork të premten para se tregjet të mbylleshin për fundjavën e gjatë treditëshe amerikane.

Në treg pritet të lëshohen rreth dy milion fuçi nafte më shumë në ditë për të lehtësuar kufizimet me furnizime.

Çmimi i naftës bruto ishte ngritur në shifrën rekord 70,85 dollar për fuçi në Amerikë pas shkatërrimeve nga uragani Katrina.

Përveçse shkaktoi shkatërrime në shumë qendra të banuara, në rrugën e uraganit ishin edhe pjesë të rëndësishme të industrisë amerikane të naftës.

Katrina goditi rafineri nafte amerikane, nga tetë rafineri vetëm një është tani në gjendje pune, platforma të nxjerrjes së naftës, si dhe shkaktoi ngritjen e çmimeve të karburanteve.

Por ndërsa kapërcimi i shkatërrimeve të uraganit Katrina do të duhet kohë të bëhet, analistët janë optimistë se tregjet e naftës e kanë kaluar më të keqen.

Megjithatë këtu në Britani çmimet e benzinës vazhduan të rriten duke shkuar në rreth 94,6 pense për litër. Çmimi i benzinës u rrit me mesatarisht me 2 pense në fundjavë.

Ndërsa çmimi i naftës diesel tani është 97,3, nga 95,8 - dhe në javët e ardhshme pritet të shkojë deri në një stërlinë për litër.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>