|
Presidenti vuan nga kanceri nė mushkėri | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, vuan nga kanceri nė mushkėri. Kėtė e ka bėrė tė ditur vetė presidenti Rugova, nė njė fjalim drejtuar popullit tė Kosovės, qė ėshtė transmetuar nė televizion. "Mjekėt kanė gjetur se vuaj nga kanceri i lokalizuar nė mushkėri, prandaj mė kanė caktuar njė terapi intensive shėruese. Mjekėt gjithashtu kanė konstatuar se gjendja ime shėndetėsore ėshtė duke u pėrmirėsuar dhe janė optimistė pėr shėrimin tim tė shpejt," tha ai. Z. Rugova kėrkoi pėrkrahjen e popullit tė Kosovės. "Qytetarė tė dashur tė vendit tim, jam i bindur se me ndihmėn e Zotit do ta kapėrcej edhe kėtė betejė dhe do tė vazhdojmė tė punojmė sė bashku mė fuqishėm, pėr njohjen e pavarėsisė se vendit tonė, Kosovės sa mė parė". Presidenti Ibrahim Rugova u dėrgua nė bazėn ushtarake amerikane Landstuhl nė Gjermani pėr analiza mė tė thella, pas pėrkeqėsimit tė gjendjes sė tij shėndetėsore. Zyrtarisht, gjendja e tij u karakterizua si njė ftohje e rėndė, ndonėse burime diplomatike perėndimore u thanė mediave nė Kosovė se ai vuan nga njė sėmundje mė e rėndė. Pėrfaqėsues ndėrkombėtarė dhe ata vendorė nė Kosovė, si dhe udhėheqės tė partive politike i kanė uruar presidentit Rugova shėrim mė tė shpejtė. Pėr gjendjen e tij shėndetėsore kanė folur edhe ministrat e jashtėm tė BE-sė tė cilėt kanė shfaqur shpresėn pėr shėrim tė shpejtė. |
| |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||