http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E hėnė, 06 qershor 2005 - 17:23 CET

Haradinaj lirohet me kusht

Gjykata Ndėrkombėtare e Krimeve tė Luftės nė Hagė ka autorizuar lirimin me kusht tė ish kryeministrit tė Kosovės Ramush Haradinaj, i cili akuzohet pėr krime gjatė konfliktit tė 1989-1999 nė Kosovė.

Gjykata i ka dhėnė 24 orė afat prokurorėve ta apelojnė vendimin.

Njė zėdhėnėse e kryeprokurores tha se vendimi po studiohej, pa dhėnė hollėsi nėse ky vendim do tė apelohej.

Gjykata tha se bazuar nė faktin se ai ishte dorėzuar vullnetarisht, dhe garancitė e dhėna nga UNMIKU dhe ai vetė, gjykata ishte e bindur se nėse do tė lirohej, zoti Haradinaj do tė paraqitej pėr gjykim dhe se nuk kishte ndonjė shenjė se ai paraqiste rrezik pėr viktimat, dėshmitarėt apo personat e tjerė.

Ish kryeministri i Kosovės, Ramush Haradinaj u dorėzua vullnetarisht nė Gjykatėn e Hagės nė mars tė vitit 2005, pasi dha dorėheqjen nga posti i kryeministrit pas publikimit tė aktpadisė.