BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E premte, 10 qershor 2005 - 13:00 CET
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
Kadare i befasuar nga Man Booker Prize
 
Ismail Kadare
Kadare thotė se vlerėsimi ėshtė i madh pasi konkuronin shumė shkrimtarė tė njohur
Shkrimtari Ismail Kadare thotė se e ka befasuar fitorja e ēmimit tė madh Man Booker Prize dhėnė nė Britaninė e madhe.

Nė njė interviste pėr BBC, Kadare tregon se mes 5 pėrkthyesve tė veprės sė tij nė anglisht ka pėrzgjedhur pėrkthyesin, David Bellows pėr tė fituar 15 mijė stėrlina.

Aleksandėr Furxhi bisedoi me tė.

BBC. Disa herė shqiptarėt, por dhe lexuesit mė gjerė kanė pritur dhe shpresuar qė ju tė fitoni ēmimin Nobel nė letėrsi. Booker Prize ėshtė ēmimi mė i nderuar dhe mė i vlerėsuar pėr letėrsinė nė Britaninė e madhe. A mund tė na thoni nėse ju ka befasur ky ēmim? A e prisnit atė?

Kadare. Pak e dyfishtė do tė jetė pėrgjigja ime. Nga njė anė nuk mė ka befasuar, nga ana tjetėr fitorja, po. Nuk mė ka befasuar caktimi nė grupin e shkrimtarėve midis tė cilėve do tė zgjidhej fitimtari, sepse unė siē thatė dhe ju duke qenė disa herė finalist nė Nobel, jam mėsuar me tė qenit finalist dhe kur je 3 – 4 finalist ėshtė mė e afėrt fitorja. Nė kėtė rast, grupi nga do tė zgjidhej fitimtari ka qenė shumė i gjerė, me shkrimtarė jashtėzakonisht tė njohur, shumė tė mirė tė gjithė, 18 shkrimtarė nga gjithė bota dhe shansi pėr tė fituar dukej shumė mė i vogėl se atij i Nobel.

BBC. Zoti Kadare nė vlerėsimin tuaj pėr ēmimin keni nėnvizuar faktin qė jeni shkrimtar nga Ballkani, njė pjesė e botės qė mė sė shumti ka prodhuar lajme pėr luftėra apo mizori njerėzore. Zakonisht, ju kemi dėgjuar tė identifikoheni si shqiptar dhe tė nėnvizoni tiparat mė pozitive tė popullit shqiptar. Sa ballkanas ndiheni tani?

Kadare. Unė mendoj qė ēdo shkrimtar shqiptar, sikurse ēdo shkrimtar grek, rumun, sllav, kroat, serb do apo s’do nė njėfarė mėnyre ėshtė ballkanas. Ballkani modern ka njė nam jo tė mirė, pėrkundėr namit tė mirė qė ka patur Ballkani antik pėr shkak tė Greqisė sė lashtė. Unė nuk jam mburrur ndonjėherė qė jam shqiptar dhe as nuk mė ka ardhur turp qė jam shqiptar. E njėjta gjė, as nuk jam mburrur dhe as mė vjen turp qė jam ballkanas, ndonėse nami i Ballkanit nuk ėshtė pėr t'u lakmuar. Identiteti i tretė i shkrimtarit qė jeton nė kontinentin evropian ėshtė njėkohėsisht shkrimtar evropian. Pra, njė shkrimtar do apo s’do kur ėshtė i njohur i ka tė trija kėto identitete dhe sidomos kur botohet nė gjithė hapėsirėn evropiane. Prandaj, ato janė tė lidhura nė mėnyrė tė natyrshme dhe aq mė tepėr me Bashkimin Evropian qė ėshtė aspirata e gjithė popujve tė Evropės, ky identitet bėhet vėrtet i kapshėm. Ne jemi tė gjithė njėkohėsisht shqiptarė, ballkanas, evropian.

BBC. Zoti Kadare. Ēmimi Men Book jepet ēdo 2 vjet dhe deri mė sot u ishte dhėnė vetėm shkrimtarėve anglisht shkrues. Nė garė, siē e thatė dhe ju ishin dhe shkrimtarė tė tjerė tė njohur botėrisht, madje fitues tė ēmimit Nobel. Njė vlerėsim tė lidhur me kėtė ēmim realisht dhe indirekt e merr edhe gjuha shqipe apo jo?

Kadare. Natyrisht. Kur jepet njė ēmim i pėrmasave tė tilla, ēmimin e merr shkrimtari, nuk ėshtė nder pėr letėrsinė shqipe sepse letėrsia shqipe e kohės sė komunizmit ėshtė njė letėrsi qė nuk ēmohet, qė koha e ka hedhur poshtė, shumicėn e saj. Letėrsia e mirė e asaj kohe, sepse ka njė pjesė tė mirė tė saj, ėshtė minoritare, e paktė. Ėshtė kjo pakicė qė nderohet, prandaj s’mund tė thuhet qė ėshtė nder pėr letėrsinė shqipe sepse flasim pėr letėrsinė e komunizmit. Kurse mund tė themi me plot gojėn qė ėshtė njė nderim pėr gjuhėn shqipe, sepse gjuha shqipe ėshtė ajo qė ka prodhuar kėtė letėrsi qė merr kėtė ēmim ose tė autorit qė merr kėtė ēmim. Prandaj, mė e saktė do tė ishte dhe mė e vėrtetė qė ishte njė vlerėsim pėr gjuhėn shqipe, nė mėnyrė tė tėrthortė hyn nė gjuhėt qė konkuron tashmė, nė gjuhėt mė tė mėdha qė pjellin letėrsi.

BBC. Ju e pėrcaktoni veten si njė shkrimtar jo politik, por lexuesit e dinė mirė se letėrsia juaj ka qenė e lidhur me politikėn pėr vetė pėrmbajtjen e saj. Ēfarė vendi zė realisht politika nė jetėn tuaj?

Kadare. Kur unė them qė nuk jam njė shkrimtar politik e them kėtė me bindje, sepse duke e njohur mirė letėrsinė e madhe botėrore, e di qė doza e politikės ėshtė njė gjė e pashmangshme nė letėrsi, ėshtė pjesė e jetės dhe shkrimtari nuk duhet tė ketė turp nga politika, por qė tė pasqyrosh nė veprėn tėnde edhe rrethana politike ku jeton, kjo s’do tė thotė aspak qė ti je njė shkrimtar politik. Termi mė duket ėshtė i gabuar. Nė kuptimin politik pėr shembull, tragjedia greke qė ėshtė baza e madhe e letėrsisė botėrore, kur e mendojmė themi fjalėn e parė tragjedi greke, kuptojmė diēka tė pėrjetshme qė nuk ndikohet nga asgjė. Ka patur shumė kahje politike. Njė pjesė e subjekteve tė tragjedisė greke janė tė gėrshetuara me politikėn nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė. Nė fund tė fundit, fjala politikė vjen nga fjala polis, qytet, dhe mund ta zėvendėsojmė kėtė fjalė me fjalėn qytetarė, pra ėshtė shpirti i qytetarit tė letėrsisė. Prandaj, unė mendoj qė kam aq politikė. Nė kėtė rast pėrmenda teatrin grek jo se dua tė krahasoj veprėn time me tė, por nė kuptimin qė sa ka njė shkrimtar qė ėshtė i pėrjetshėm, modeli i pėrjetshėm i letėrsisė Dante Aligeri, pjesa mė e bukur e veprės sė tij qė ėshtė “Ferri dhe Purgatori” janė tė mbushura me politikė.

BBC. Vepra juaj letrare pėrshkohet nga njė admirim konstant pėr figurėn e shqiptarit me tipare burrėrore , liridashės, njeri i besės, mikpritės etj. Njė pėrshkrim ky qė natyrisht nė Ballkan perceptohet nė kufijtė e idileve nacionaliste. Ē‘mendoni ju pėr kėtė?

Kadare. Kjo ėshtė e vėrtetė qė tė gjitha ato tipare qė pėrbėjnė kolorit kombėtar i njė populli, kur kėto kthehen nė njė adhurim tė verbėr, bėhen delirante, bėhen edhe negative. Unė nė veprat e mia nuk kam sublimuar ndonjėherė, gjėra qė nuk janė pėr t'u sublimuar. Pėr shembull, nėse kam shkruar njė libėr si “Prilli i thyer” ku trajtohen probleme tė gjakmarrjes, nuk e kam vėshtruar kėtė njė gjė si diēka tė idealizuar, njė gjė tė bukur, ose njė gjė tė shėmtuar. Jam pėrpjekur tė mbajė atė pikėshikim, objektiv tė paanshėm qė ka vetė dukuria. Ai e ka dhe atė qė quhet fjalė burrėrore. Por doket e njė populli shpesh kanė dhe gjėra negative, tė pėrziera me gjėra pozitive. Sado ne tė na pėlqejė t'i mburrim doket shqiptare, nuk mund tė harrojmė qė ai harron gruan, ėshtė njė mungesė e tij, e kohės ėshtė krejt e vėrtetė. Sikurse epoka greke quhet e lavdishme pėr artin, e pranon dhe skllavėrinė. Njeriu mund tė vejė duart nė kokė kur kėta tragjikė grekė, kėta shkrimtarė tė mėdhenj nuk kanė asnjė zė kundėr skllavėrisė, sepse nuk shkonte nė mendjen e njeriut nė atė kohė, ishte diēka e pranueshme. Prandaj, nė kodin zakonit shqiptar qė disa e shikojnė me adhurim tė tepruar ėshtė zakoni i pritės, tė vrasėsh njeri nė pritė ėshtė njė gjė e turpshme, ėshtė e kundėrta e atij qė quhet dyluftim qė ka krijuar bota europiane. Kėtu kalon kufiri midis atij qė quhet identiteti i njė populli dhe glorifikimi i panevojshėm i asaj qė s’ka pse tė himnizohet. S’kemi nevojė ne pėr atė gjė. Ne kemi nevojė pėr anėt e mira, tė njė sinqeriteti, respektimi i fjalės, respektimi i mikpritjes, pranimi i tjetrit qė tani quhet tolerancė dhe ėshtė njė nga ēuditė e botės shqiptare, toleranca fetare pėr shembull e cila ėshtė fqinje me tolerancėn etnike. Njeriu qė pranon fenė e tjetrit, pranon edhe kombin e tjetrit. Nuk ėshtė armiqėsor me tė.

BBC. Suksesi juaj letrar lidhet kryesisht me veprat e shkruara nė kohėn e regjimit komunist. Ngjarjet e asaj periudhe pėrbėjnė ushqimin e letėrsisė tuaj, por edhe disa vepra qė ju keni shkruar pas vitit ’90 i referohen kohės dhe njerėzve tė komunizmit nė Shqipėri. Mesa duket, kjo periudhė mbetet njė frymėzim pėr ju zoti Kadare?

Kadare. Unė do ta zėvendėsoja fjalėn frymėzim me fjalėn kujtim. Ėshtė njė periudhė qė lė gjurmė nė jetėn e ēdo populli qė jeton. Ėshtė gjithė ish perandoria komuniste qė njė kohė tė gjatė do ta kujtojė gjithė atė periudhė. Pėr letėrsinė, kjo s’ka asgjė tė keqe. Ka njė frazė tė famshme tė Homerit qė thotė “zotat na i japin fatkeqėsitė qė ne tė mundemi tė ngremė kėngė pėr to”, sepse e gjithė letėrsia e madhe botėrore ėshtė ngritur kryesisht mbi ngjarjet e rėnda, tė forta, tė dhimbshme disa herė, kėshtu qė ėshtė e kuptueshme qė dhe periudha komuniste tė hyjė nė kėto. Por, ndėrkaq, gjithė historia e botės pėrgjithėsisht ėshtė e ashpėr. Kjo ėshtė nga mė tė shėmtuarat qė ka ndodhur nė jetėn e njė populli qoftė komunizmi, qoftė fashizmi, epidemitė e fundit tė njerėzimit. Historia e njerėzimit ėshtė e ashpėr dhe letėrsia shpesh ėshtė bėrė letėrsi e madhe, pikėrisht nė periudhat e ashpra. Pėr shembull, Shekspiri ka jetuar nė njė kohė shumė tė rėndė, Servantes shumė tė rėndė, Dante Aligeri po ashtu. Njė pjesė e letėrsisė, qoftė shkrimtarėt si Kafka nė njė periudhė shumė tė herėt, tė pashpresė. Nuk dėmtohet letėrsia nga kjo gjė. Si nė atė minierėn qė ėshtė e pasur me qymyr, qymyri ėshtė tepėr i zi, sigurisht, ajo nxjerrė diamantet e saj. Gjithė puna ėshtė se nė veprėn time si shkrimtar nė mėnyrė tė natyrshme ka dalė qė pak a shumė unė kam bėrė tė njėjtėn vepėr si nė regjimin qė vdiq dhe nė regjimin qė ėshtė e kundėrta e saj. Unė nuk u bėra nė veprėn time mė kurajoz nė ato qė shkrova pas rėnies sė komunizit, sesa nė ato qė kam shkruar aq sa mundesha tė shkruaja nė atė kohė. Unė jam vėrtet krenar qė veprėn mė tė kurajshme e kam shkruar nė kohėn mė tė vėshtirė, kur ishte e rrezikshme. Prandaj kjo mė ka krijuar njė komoditet shpirtėror, sepse vetė kur kam qenė nė komunizėm, kam menduar si do tė shkruaja vallė po tė isha nė njė vend tė lirė, a do tė shkruaja mė mirė? Dhe del qė letėrsia ėshtė paradoksale. Regjimi mund tė jetė i keq dhe ti mund tė bėsh letėrsi tė lirė. Sikurse e kam thėnė shpesh kėtė, regjimi mund tė jetė i lirė dhe ti je i robėruar, sepse shpirti jot ėshtė i robėruar.

BBC. Si pjesė e ēmimit mė e bukur ėshtė dhe njė shumė prej 15 mijė stėrlinash, pėr njė pėrkthyes tė veprės tuaj. A mund tė na hiqni pėr dėgjuesit e BBC – sė, kėrshėrinė dhe tė na tregoni pėrse ėshtė fjala dhe nėse juve keni vendosur apo menduar se me cilin pėrkthyes do tė bashkėpunoni?

Kadare. Unė mund ta nxjerr kėtė sekret nė Shqipėri. Unė kam 5 pėrkthyes nė Shqipėri. Janė shumė si tė thuash. Meqenėse ėshtė e drejta e autorit tė zgjedhė njėrin prej tyre, nuk e kam patur tė lehtė. Unė u jam mirėnjohės tė 5 pėrkthyesve, sepse ata tė gjithė kanė bėrė tė njohur veprėn time nė gjuhėn angleze, por e kam patur vėrtetė tė vėshtirė dhe meqėnėse autori ka tė drejtė t’ia japi njerit, ja kam dhėnė anglezit, David Bellows, pėrkthyes i shkėlqyer. Ai ėshtė vetė shkrimtar, eseist i famshėm, ka shkruar libra origjinalė.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake