BBCAlbanian.com
 
Botuar: E martë, 31 maj 2005 - 13:40 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Khodorkovski dënohet me 9 vjet burg
 
Miliarderi rus Khodorkovski
Khodorkovski u akuzua për evazion taksash
Miliarderi rus, Mikhail Khodorkovski është dënuar me 9 vjet burg pasi u gjet fajtor për mashtrime dhe evazion taksash në shkallë të gjerë.

Zoti Khodorkovski ishte në krye në kompanisë së naftës Yukos dhe ka qenë një nga personat më të pasur të Rusisë.

Ky proces gjyqësor zgjati 12 muaj. Pastaj u deshën 12 ditë që trupi gjykues të bënte të ditur vendimin në një sallë gjyqi të mbushur me njerëz dhe forca speciale të sgurisë.

Por kur gjykatësi u ngrit për të lexuar vendimin, nuk pati aspak surpriza.

Kur kryegjykatësi i kërkoi zotit Khodorkovski nëse e kuptoi vendimin, ai u përgjigj duke thënë se vendimi ishte një monument i padrejtësisë ruse.

Avokatët mbrojtës kanë argumentuar gjatë gjithë kohës se ky rast ishte politik dhe se Khodorokovski erdhi deri këtu pasi ai përdori pasurinë e tij për të sfiduar Kremlinin.

Ekipi mbrojtës i Khodorkovskit tha se do të apelojë.

Ata e cilësuan të gjithë procesin si fars, ndërsa prokurorët janë gati duke përgatitur akuza të reja ndaj të dy personave për pastrim parash.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>