BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mërkurë, 25 maj 2005 - 12:00 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Hapet naftësjellësi gjigant i Kaspikut
 
Baku
Ceremonia përuruese ishte në Baku
Nafta zyrtarisht do të fillojë të rrjedhë sot nga deti Kaspik drejt e në Mesdhe për herë të parë.

Ka më shumë se 10 vjet që po ndërtohet me shumë argumente dhe debate gjatë rrugës, por valvulat e një naftësjellësi të gjerë, më në fund do të hapen sot.

Nafta do të vijë nga fushat e pasura me naftë të Detit Kaspik, një rajon që dikur dominohej nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Tani deri në një milionë fuç në ditë do të shkojnë drejt e në perëndim, duke kaluar në një terren të thyer.

Megjithëse kjo sasi nafte është vetëm një fraksion i kërkesës botërore për naftë, për vende me oreks të madh si SHBA që po kërkon të ndryshjë furnizuesit, ky është një burim strategjik mjaft i rëndësishëm, as rus e as nga Lindja e Mesme, por megjithatë nuk është fare pa rrezik.

Naftësjellësi kalon nëpër Kaukaz dhe do të duhet të ruhet vazhdimisht nga ndonjë sulm i mundshëm.

Ka patur protesta edhe me impaktin që ai do të ketë në mjedis. Rruga që ndjek naftësjellësi nuk mund të jetë më idealja, por BP dhe pjesa tjetër e konsorciumit po shpresojnë që naftësjellësi është një furnizm i ri me naftë për tregjet perëndimore në një lidhje direkte nga deti Kaspik.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>