|
Pavkoviq tė hėnėn nė Hagė | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Zyrtarė tė qeverisė nė Serbi thonė se ish-shefi i forcave tė armatosura tė ish-Jugosllavise, Nebojsha Pavkoviq, qė akuzohet nga Gjykata e Hagės pėr krime tė luftės, ėshtė dorėzuar dhe pritet tė arrijė nė Hagė tė hėnėn. Z. Pavkovic akuzohet nga Gjykata e Hagės pėr krime lufte kundėr shqiptarėve tė Kosovės nė vitin 1999. Ai ishte komandant i trupave tė ushtrisė gjate konflitit tė viteve '98-'99 mes forcave serbe tė sigurimit dhe kryengritėsve shqiptarė. Prokurorėt e Gjykatės Ndėrkombėtare pėr Krime tė Luftės nė Hagė thonė se forcat nėn komandėn e gjen. Pavkoviq kanė qenė tė pėrfshira nė fushata tė pėrgjithshme tė terrorit kundėr civilėve shqiptarė. Forcat e tij akuzohen se kanė shkaktuar deportimin e paligjshėm tė rreth 800 mijė shqiptarėve nga Kosova, dhe se kanė vrarė dhe pėrdhunuar civilė. Forcat e tij janė akuzuar se kanė kryer masakrėn e 45 civilėve shqiptarė nė fshatin e Reēakut nė janar tė vitit 1999. Gjenerali Pavkoviq, qė pritet tė udhėtojė nė Hagė tė hėnėn, ėshtė njėri prej katėr gjeneralėve qė janė akuzuar lidhur me kėto krime. Dy prej tyre tashmė janė dorėzuar, ndėrsa i katėrti ėshtė akoma nė arrati. |
| ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||