|
SHBA-ja mban ndihmėn ndaj Beogradit | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Shtetet e Bashkuara thonė se nuk po i japin Serbisė e Malit tė Zi njė shumė prej dhjetė milion dollarėsh nė ndihmė tė premtuar pėr shkak tė vazhdimit tė mosbashkėpunimit tė kėtij vendi me Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Krimeve pėr ish-Jugosllavinė. Departamenti amerikan i Shtetit tha se nuk ka pasur ndonjė pėrmirėsim tė qėndrimit tė Serbisė e Malit tė Zi qė nga viti 2004, kur u mbajtėn edhe 16 milion dollarė tė tjerė. Departamenti i Shtetit thotė se po e rikanalizon shumėn e mbetur prej 74 milion dollarėsh larg qeverisė qendrore nė drejtim tė organizatave dhe programeve qė ai thotė se janė tė angazhuara pėr reformė. Ai i bėri thirrje autoriteteve nė Beograd tė arrestojnė dhe transferojnė tė dyshuarit pėr krime lufte nė gjykatė, veēanėrisht komandantin ushtarak serb tė Bosnjes, Ratko Mlladiē. |
| ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||