|
Petersen i qartė nė rolin e Beogradit | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen ka bėrė tė ditur se Beogradi vetėm mund tė japė kėshilla dhe ide rreth decentralizimit tė pushtetit nė Kosovė, por nuk ka gjasa tė marrė rol tjetėr. Decentralizimi i pushtetit nė Kosovė dhe riaktivizimi i dialogut Prishtinė-Beograd janė ēėshtjet kryesore pėr tė cilat shefi i Misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė, Soren Jessen Petersen do tė bisedojė mė 17 janar nė Beograd pėr tė tretėn herė me kryeministrin serb, Vojisllav Koshtunica. Zoti Petersen pėr kėtė takim ka njoftuar edhe kryeministrin e Kosovės, Ramush Haradinaj. Kreu i UNMIK-ut pohoi se autoritetet nė Kosovė tani kanė filluar punėn rreth zhvillimin tė projekteve pilot pėr reformėn e pushtetit lokal. Tani ėshtė me rėndėsi qė serbėt e Kosovės tė marrin pjesė nė grupet punuese pėr tė zhvilluar pilot projektet. Tanimė nuk ėshtė ēėshtja nėse Beogradi do tė ketė kėshillarė apo jo. Nėse Beogradi ka kėshilla tė pėrdorshme, jam i sigurt se grupi punues do i mirėpresi ato. Nuk ka gjasa tė jetė ndryshe. Decentralizimi ėshtė projekt i udhėhequr nga autoritetet e Kosovės me pėrfshirjen e serbėve dhe ne jemi tė hapur dhe e inkurajojmė Beogradin tė marrė pjesė nė kėtė mėnyrė, tha zoti Jessen Petersen. Edhe kryeministri Ramush Haradinaj u angazhua pėr pjesėmarrjen e serbėve nė grupet punuese pėr decentralizimin. Kemi nė plan tė zhvillojmė biseda dhe tė prezantojmė tė arriturat qė kanė ndodhur rreth planit tė decentralizimit dhe angazhimet qė i merr qeveria e Kosovės dhe kėtė pėrmes grupit punues ku serbėt e Kosovės janė tė ftuar tė marrin pjesė, por do ti njoftojmė ata (serbėt) edhe pėrmes linjave tjera, tha zoti Haradinaj. Ndėrkohė, kryeadministratori i Kosovės si aspekt tė veēantė tė bisedimeve me Beogradin tha se do tė ketė ēėshtjen e personave tė zhdukur. Nė kėtė kuadėr do tė bėhen pėrpjekje pėr riaktivizimin e dialogut Prishtinė-Beograd, i filluar nė tetor tė vitit 2003, por i pezulluar pas trazirave tė marsit tė vitit tė shkuar. Unė kam kėrkuar disa herė nga kryeministri serb Koshtunica qė Beogradi tė bashkėpunojė nė rivendosjen e dialogut ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit nė ēėshtjen e personave tė zhdukur si dhe tė bėhet gjithēka qė ėshtė e mundur nga ana e autoriteteve serbe pėr tė bėrė pėrparime pėr zbardhjen e fatit tė personave tė zhdukur. Jam optimist se zoti Koshtunica do tė ketė dicka tė veēantė pėr tė mė thėnė nė kėtė aspekt, u shpreh numri njė i UNMIK-ut, Petersen. |
| ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||