http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E shtunė, 20 nėntor 2004 - 08:50 CET

OKB-ja lejon klonimin pėr arsye shkencore

OKB-ja ka kundėrshtuar njė pėrpjekje tė udhėhequr nga amerikanėt pėr tė ndaluar tė gjitha klonimet e embrioneve njerėzore, pėrfshirė kėrkimet nė qelizat bazė.

Njė komision i Asamblesė sė Pėrgjithshme kundėrshtoi gjithashtu alternativėn e njė ndalimi tė pjesshėm dhe vendosi qė tė mbėshteste njė deklaratė jodetyruese tė sponsorizuar nga italianėt pėr tė ndaluar pėrpjekjet pėr tė krijuar jetė njerėzore nėpėrmjet proceseve tė klonimit dhe ēdo kėrkim qė synon tė arrijė kėtė synim.

Njė zėdhėnės i departamentit amerikan tė Shtetit tha se amerikanėt ishin tė kėnaqur qė OKB-ja nuk kishte mbėshtetur klonimin dhe se do tė vazhdojė tė bėjė fushatė pėr ndalim tė plotė.

Shkencėtarėt thonė se klonimi i qelizave bazė mund tė ofrojė kurim pėr qindra milionė njerėz qė kanė sėmundje si Alzaimeri, kanceri, diabeti dhe dėmtime tė shtyllės vertebrore.