http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E shtunë, 02 tetor 2004 - 08:50 CET

G7 bën thirrje për më shumë naftë

Ministrat e financave dhe presidentët e bankave qëndrore nga shtatë vendet me ekonomi më të fuqishme në botë u kanë bërë thirrje prodhuesve të naftës që të rrisin prodhimin në mënyrë që të ulin çmimet e naftës duke thënë se ato po bëhen kërcënim ndaj përparimit global.

Në një deklaratë të përbashkët në Uashington, ministrat gjithashtu bënë thirrje vendeve konsumuese që të kursejnë më shumë energjinë.

Ministri britanik i financave Gordon Brown tha se kur dyfishohet çmimi i naftes - një ndryshim i madh në ekonominë botërore - ka pasoja në rritjen ekonomike, vendet e punës dhe standardet jetësore.

Zoti Brown tha se duhet të konsiderohen faktorët e përkohshëm si pasiguria në Lindjen e Mesme dhe lufta në Irak.

Opeku shihet qartë se nuk ka punuar siç duhet. Duhet një transparencë më e madhe se çfarë burimesh dhe rezervash ekzistojnë dhe se çfarë planesh ka për përdorimin e tyre - tha ministri britanik i financave.