|
Koshtunica pėrkrah bojkotimin serb tė zgjedhjeve | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Kryeministri i Serbisė, Vojisllav Koshtunica, nė njė deklaratė pėr shtyp thotė se serbėt e Kosovės nuk kanė votuar pėr legjislaturėn e re tė Kuvendit pėr shkak se nuk kanė dėshiruar tė shfrytėzojnė tė vetmen tė drejtė qė kanė, atė tė votės. Kryeministri serb thotė se me mosdaljen nė zgjedhje, serbėt kanė dėrguar mesazhin unanim qė del nga jeta e tyre e padurueshme: "Ėshtė e nevojshme qė njerėzit tė gėzojnė tė drejtėn elementare pėr tė jetuar nė mėnyrė qė tė votojnė pėr pėrfaqėsuesit e vet," thotė ndėr tė tjera nė deklaratė, kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica. Njė qėndrim tė tillė e konfirmon edhe zėdhėnėsi i partisė sė zotit Koshtunica, Andrija Maldenoviq: "Kjo vėrtet ėshtė shenjė se serbėt nga Kosova i kanė drejtuar njė mesazh tė qartė UNMIK-ut, dhe bashkėsisė ndėrkombėtare se ata, nė kushte tė tilla, nuk mund tė dalin nė zgjedhje dhe prandaj pozita e tyre duhet tė ndryshojė rrėnjėsisht. Ēėshtjet kryesore pėr tė cilat flasin serbėt qė prej katėr vjetėsh dhe qė natyrisht, tani po mundohet edhe qeveria serbe t'i shkrijė nė njė zgjidhje zyrtare pėrmes planit pėr Kosovė e Metohi, janė siguria, liria e qarkullimit, kthimi dhe gjithė ato qė bėjnė pjesė nė korpusin e tė drejtave themelore tė njeriut." |
| ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||