|
Qendra mbajtjeje pėr emigrantėt nė Libi | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Ministri i brendshėm italian thotė se Italia dhe Gjermania do tė vazhdojnė me zbatimin e propozimeve pėr tė krijuar qendra pranimi dhe mbajtjeje nė Libi pėr emigrantėt qė vijnė nė drejtim tė BE-sė, me qėllim qė tė vėnė nėn kontroll fluksin e mbėrritjeve ilegale nga Afrika e Veriut. Ministri i Brendshėm italian, Giuseppe Pisanu, konfirmoi se Italia po i injoron kritikat nga disa vende anėtare - pėrfshirė Francėn dhe Spanjėn - lidhur me politikėn e saj tė emigracionit. Ka pasur debate lidhur me deportimet e fundit tė Italisė pėr nė Libi tė mijėra emigrantėve ilegalė - kryesisht egjiptianė - sapo ata mbėrritėn nė ishullin italian tė Lampeduzas. Kėto deklarata tė tij bėhen para takimit nė Romė midis kancelarit gjerman, Gerhard Schroeder dhe kryeministrit italian, Silvio Berluskoni. Zoti Pisanu u tha gazetarėve se Italia besonte se vendosja e pikave tė reja tė kontrollit nė Afrikėn veriore do tė jetė njė element i rėndėsishėm pėr tė vėnė nė kontroll emigracionin pėr nė BE. Ai tha se Evropa kishte nevojė pėr emigrantė tė rinj pėr tė zėvendėsuar forcėn e saj punėtore nė zvogėlim. Disa qeveri tė BE-sė dhe grupe tė tė drejtave tė njeriut pretendojnė se qendrat e reja tė pranimit tė propozuara kohėt e fundit do t'u pėrngjajnė kampeve tė pėrqėndrimit nė shkretėtirėn e Afrikės. |
| ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||