Botuar: E martė, 28 shtator 2004 - 09:10 CET
Dy agjenci ndėrkombėtare tė shėndetit kanė paralajmėruar se gripi i shpendėve mbetet njė kėrcėnim serioz nė tė gjithė botėn dhe nuk ka pėr t'u shuar nė tė ardhmen.
Organizata Botėrore e Kujdesit ndaj Kafshėve dhe Organizata Botėrore e Ushqimit dhe Bujqėsisė thanė se virusi pėrbėnte njė kėrcėnim tė pėrhershėm ndaj shėndetit tė njerėzve dhe kafshėve.
Tė dy organizmat botuan njė manual tė ri ku theksohej nevoja e zbulimit tė sėmundjes nė fazat e hershme dhe asgjesimit tė shpendėve tė infektuar.
Ky raport vjen nė njė kohė kur nė Azinė e Largėt po njoftohen raste tė reja tė gripit tė shpendėve.
Autoritetet nė Tajlandė njoftuan pėr vdekjen e njė gruaje 28-vjeēare, e dyshuar se e kishte marrė gripin e shpendėve pėrmes njė tjetėr personi tė infektuar me virusin.