Botuar: E hėnė , 30 gusht 2004 - 15:52 CET
Shėnimi i ditės ndėrkombėtare tė personave tė zhdukur nė Prishtinė ėshtė shoqėruar me arrestimin e disa personave qė u liruan pas 3 orėsh.
Qė nė orėn tetė tė ditės sė hėnė, mė shumė se 100 veta, kanė bllokuar njėrėn prej rrugėve kryesore tė Prishtinės, me qėllim qė ēėshtjen e tė zhdukurve nė Kosovė, ta nxjerrin pėrsėri nė krye tė rendit tė ditės.
Policia ka kėrkuar qė protestuesit tė largohen nga rruga, mirėpo kėta tė fundit kanė refuzuar kėrkesėn e policise.
Mė pas ajo ka ndėrhyrė me forcė, ka arrestuar disa protestues dhe ka liruar rrugėn.
Policia e UNMIK-ut thotė se organizatorėt e kėsaj proteste kanė kėrkuar dhe kanė marrė lejen pėr organizimin e njė proteste njėditėshe, e cila do tė shėnonte ditėn ndėrkombėtare tė tė zhdukurve, mirėpo nuk kanė marrė leje pėr tė bllokuar rrugė.
Malkolm Ashbey, zėdhėnės i policisė pėr rajonin e Prishtinės, ka thėnė se protestuesit kanė qenė ata qė e kanė shkelur marrėveshjen.
"Ne kemi biseduar me organizatorėt e kėsaj proteste disa ditė mė parė dhe u kemi thėnė se ata mund tė protestojnė pėrpara Teatrit Kombėtar dhe ata kanė thėnė se kėshtu edhe do te veprojnė dhe nuk do t'i bllokojnė rrugėt, por ka ndodhur e kundėrta. Ata i kanė bllokuar rrugėt, prandaj ne kemi qenė tė detyruar t'i arrestojmė disa individė".
Ibrahim Makolli, Sekretar i Kėshillit tė Prishtinės pėr tė Drejtat e Njeriut, i ka cilėsuar tė dhunshme sjelljet e policisė.
" Ajo qė ėshtė parė sot nė Prishtinė, nė ditėn ndėrkombėtare pėr persona tė zhdukur, nuk do koment. Njerėzit qė nuk dijnė asgjė pėr fatin e mė tė dashurve tė tyre tash e pesė vjet dhe qė e pėrjetojnė njė dhunė tė tillė nga ana e policisė, kjo ėshtė pa koment.
Forma kaq e qetė e protestės dhe ndėrhyrja kaq vulgare e policisė sė UNMIK-ut, ėshtė njė diēka qė nuk ėshtė parė nė kėto pesė vjetėt e fundit.
Madje unė kujtoj se nė disa raste, njė formė e tillė e dhunės nuk ka ekzistuar edhe para vitit 1999", tha ai.
Burime tė organizatave qė merren me tė drejtat e njeriut nė Kosovė dhe me tė zhdukurit, thonė se Kosova aktualisht, ka rreth 3 mijė persona qė konsiderohen tė zhdukur, ose tė pagjetur, siē cilėsohen.
Ata kryesisht janė persona qė kanė humbur pa gjurmė gjatė luftės sė fundit.
Ēėshtja e personave tė zhdukur nė Kosovė ka qenė njėra prej ēėshtjeve mė tė komplikuara, jo vetėm pėr shkak tė numrave qė nuk janė pėrputhur asnjėherė, por edhe pėr shkak tė hezitimit tė autoriteteve tė Beogradit pėr tė bashkėpunuar mė ngushtė me pėrfaqėsues tė Kosovės.