Botuar: E hėnė , 23 gusht 2004 - 09:51 CET
Arbėr Vllahiu
Korrespondent i BBC-sė nė Prishtinė
Administrata ndėrkombėtare nė Prishtinė dhe qeveria e Kosovės bėnė tė njohur tė hėnėn njė projekt pėr hapjen e vendeve tė reja tė punės pėr afro 900 veta.
Janė njė milionė euro qė shefi i ri i misionit tė OKB-sė nė Kosovė, Soren Jesen Petersen premtoi tė sigurojė pėr njė projekt tė ri tė punėsimit, fond i cili do tė mund tė rritet me njė shumė simbolike tė ofruar edhe nga qeveria e Kosovės.
Misioni i Kombeve tė Bashkuara dhe qeveria e Kosovės thonė se fondi pėr punėsim, i caktuar pas njė takimi tė kryeadministratorit dhe kryeministrit tė Kosovės, pritet tė realizohet nga Programi pėr Zhvillim i Kombeve tė Bashkuara.
Kryeministri, Bajram Rexhepi tha se me kėtė projekt tė pėrbashkėt synohet punėsimi i njė numri tė caktuar tė qytetarėve tė Kosovės, qoftė nė punė tė pėrkohshme, qoftė afatgjatė.
"Ne kemi shpresė qė mė vonė, donatorė tė ndryshėm tė derdhin mjete tė tjera nė kėtė fond duke krijuar mė shumė mundėsi pėr hapjen e vendeve tė punės," tha zoti Rexhepi.
Projekti pėr punėsim parashikon hapjen e vendeve tė punės pėr afro 900 persona tė moshave nga 18 deri nė 30 vjeē, fillimisht nė tri komuna, ndėrsa mė vonė planifikohet tė zgjerohet edhe nė komuna tė tjera.
Rreth 30 pėr qind e numrit tė pėrgjithshėm do tė punėsohen pėr njė periudhė afatgjatė, ndėrsa tė tjerėt do tė angazhohen pėr njė periudhė gjashtėmujore.
Sipas njė hulumtimi tė Ministrisė sė Punės dhe Mirėqenies Sociale, vetėm gjatė vitit tė kaluar janė regjistruar mbi 280 mijė njerėz qė kėrkojnė punė qė nė pėrqindje do tė thotė rreth 43 pėr qind njerėz tė papunė, ndonėse burime gjysmėzyrtare thonė se pėrqindja mund tė jetė edhe mė e lartė.
Kjo pėr arsye se njė numėr i madh i tė papunėve nuk regjistrohet fare.
Aktualisht Kosova numėrohet ndėr vendet mė tė pazhvilluara tė rajonit dhe, sipas tė dhėnave tė Bankės Botėrore, shkalla e varfėrisė arrin rreth 52 pėr qind, ndėrkohė qė vlerėsohet se 15 pėr qind e popullatės jeton nė njė varfėri tė skajshme.