BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Pėrditėsimi: Botuar: E diel, 15 gusht 2004 - 17:41 CET
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
Petersen arrin nė Kosovė
 

 
 
Soren Jesen Petersen
Petersen tha se me normalizimin e Kosovės pėrfiton i gjithė rajoni
Shefi i ri i misionit tė OKB-sė nė Kosovė, Soren Jesen Petersen ka arritur nė Prishtinė, dy muaj pas emėrimit tė tij nė krye tė kėtij misioni.

Mė i jashtėzakonshėm se paraardhėsit e tij dhe madje, shumė mė konkret se kryeadministratori i fundit, Holkeri, danezi Soren Jesen Petersen duket se e ka kuptuar gjendjen nė tė cilėn ndodhet sot Kosova.

Me tė arritur nė aeroportin e Prishtinės, shefi i ri i misionit tė OKB-sė nė Kosovė, ka pohuar se Kosova ėshtė copėza e fundit e mozaikut qė e ka ēuar Ballkanin perėndimor nga konflikti i viteve -90 drejt normalizimit, qėndrueshmėrisė dhe integrimit evropian.

"Unė besoj fuqishėm se nuk do tė ketė normalizim dhe qėndrueshmėri nė Ballkanin perėndimor, derisa ēėshtja e statusit tė Kosovės tė zgjidhet. Me qėndrueshmėrinė, normalizimin dhe me zgjidhjen e statusit tė Kosovės, nuk do tė pėrfitojnė vetėm qytetarėt e saj, por i gjithė rajoni," tha Soren Jesen Petersen, i emėruari nė krye tė administratės ndėrkombėtare nė Kosovė.

Danezi Petersen, pėr vite tė tėra ka qenė i angazhuar nė rajonin e Ballkanit. Sė fundmi ai ka qenė nė detyrėn e tė dėrguarit tė posaēėm tė BE-sė pėr Maqedoninė, nė periudhėn e fillimit tė zbatimit tė Marrvėshjes sė Ohrit atje.

Petersen u emėrua nė krye tė misionit ndėrkombėtar nė Kosovė dy muaj mė parė me njė vendim tė sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė, por detyrėn zyrtarisht e fillon tė hėnėn me takimet me pėrfaqėsues tė shqiptarėve dhe tė serbėve tė Kosovės. Zoti Petersen tha:

"Kam ardhur kėtu nė njė ēast shumė tė rėndėsishėm. Unė pretendoj tė punoj shumė me kolegėt e mi dhe UNMIK-un, me autoritetet e pėrkohshme dhe me tė gjitha palėt nė Kosovė dhe nė rajon me qėllim qė ta ēoj Kosovėn pėrpara dhe rajonin drejt normalizimit, qėndrueshmėrisė dhe tė ardhmes, tė cilėn ata aq shumė e meritojnė dhe kanė nevojė pėr tė, " tha Soren Petersen.

Danezi qė ėshtė vėnė nė krye tė administratės ndėrkombėtare nė Kosovė ėshtė skandinavi i tretė deri tani nė kėtė detyrė dhe kryeadministratori i gjashtė me radhė qė nga pėrfundimi i luftės nė Kosovė nė vitin 1999.

Soren Jesen Petersen do tė pėrballet me sfida tė mėdha, nė veēanti me ristrukturimin e vetė adminstratės sė tij, sipas modelit tė propozuar nga i dėrguari i Kofi Ananit, Kai Eide.

Problemet mė tė mėdha pėr tė do tė jenė vendosja e njė mirėbesimi tė lėkundur mes vendorėve dhe ndėrkombėtarėve si dhe funksionalizimi i institucioneve tė Kosovės me njė pushtet mė tė madh se sa deri tani.

Mbi tė gjitha, Soren Jesen Petersen do tė pėrballet me problemin e zgjedhjeve tė pėrgjithshme dhe nė veēanti tė bindė serbėt e Kosovės qė tė marrin pjesė nė to.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake