http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E enjte, 08 korrik 2004 - 10:04 CET

Ish-bosi i ENRON-it paditet për falimentimin

Ish-drejtori i ENRON-it është paditur për rolin e tij në falimentimin e kompanisë amerikane të energjisë para tre vjetësh.

Kenneth Lay pritet të përballet me akuzat për mashtrim dhe transaksione ilegale aksionesh në prag të falimentimit të gjigandit amerikan të energjisë.

Zyrtarë të ENRON-it e kanë pranuar fshehjen e 15 miliardë dollarëve në një labirinth partneritetesh financiare.

Kenneth Lay e shndërroi një biznes të panjohur gazi në kompaninë e shtatë më të madhe në botë.

Ai ishte në krye të kësaj kompanie kur u zbuluan borxhet e fshehura disa miliarda dollarëshe përmes manipulimit të llogarive.

Ligjërisht, çështja shtrohet në se ai ishte në dijeni të këtyre manipulimeve financiare.

Zoti Lay e ka mohuar këtë.

Mirëpo, përpara se ENRON-i të shpallte falimentimin, ai shiti aksione me vlerë disa miliardë dollarë.

Gjykata do të vendosë në se ai e bëri këtë pasi e dinte se çmimi i aksioneve në kompaninë e tij do të binte.

Ky proces gjyqësor do të ketë një jehonë të gjerë politike pasi zoti Lay ishte mik i ngushtë i presidentit Bush.

Falimentimi i ENRON-it bëri që shumë aksionerë dhe punonjës të tij të humbnin të gjitha kursimet e tyre.